E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolle infermierëve

Në kuadrin e “Javës së Infermierisë”, kreu i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, Sabri Skënderi, ka parashtruar problematikat në këtë fushë. Duke iu referuar rasteve konkrete të shkeljeve të konstatuara prej këtyre kontrolleve, Skënderi bëri me dije se ato mund të jenë 100 në rang vendi, të cilat janë ndëshkuar përmes vënies së gjobave, vërejtjeve, apo edhe uljeve në detyrë.

Nga ana tjetër, presidenti i UISH-së, e vuri theksin në rëndësinë e kujdeseve infermierore në shërbimin shëndetësor, e cila sipas tij është mjaft e madhe, si nga madhësia ashtu edhe nga shtrirja në të gjithë vendin.

Sipas tij, kujdeset infermierore, si pjesë e reformës shëndetësore, kërkohet që të ndryshojnë në të gjitha drejtimet, të ndryshojnë mënyrën e organizimit, menaxhimit si edhe të menduarit e të punuarit nga gjithsecili. “Kërkohet gjithashtu të ndryshojnë sjelljet etiko- profesionale dhe cilësia e profesionalizmi i këtyre profesionistëve”, iu drejtua profesionistëve, kreu i UISH-së.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, tha se infermierët në tërësi kanë vlera të pamohueshme lidhur me punën që bëjnë dhe përgjegjësinë që kanë ndaj pacientëve. “Ne nuk duhet që të lejojmë sjellje të cilat cenojnë sjelljen e nderuar që duhet të ketë një mjek apo një infermier. Ka me dhjetëra raste ankesash për infermierët, në lidhje edhe me injeksionet që ata kryejnë. Prandaj, duhet të dimë se duhet të ketë infermierë të cilët ofrojnë shërbim shëndetësor me cilësi dhe siguri, e jo vetëm në sasi. Kjo është sfidë e jona dhe e sistemit shëndetësor në tërësi”, tha ai më tej. /Start/

                                                                                             2012-05-10 16:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›