E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr per nje vajze, masakrohet nxenesi

Korce- Nje nxenes i mitur i shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja ne Korce, eshte masakruar me thika pas nje sherri qe dyshohet se ka lindur per nje vajze. Policia vendore shpalli ne kerkim si te dyshuar, 22-vjecarin Erlind Vincanin, te njohur edhe si "te fortin" e zones, i cili ka sulmuar 16-vjecarin ne territorin e shkolles. Ndaj te dyshuarit eshte ngritur akuza e "plagosjes me dashje", kurse i demtuari me inicialet E. B., ndodhet ne spitalin e qytetit, jashte rrezikut per jeten.
Mes dy te rinjve ka pasur nje konflikt te hershem qe duket se ka lindur per shkak te nje vajze nxenese ne kete shkolle. Burime te policise bene me dije se motivet e krimit jane te dobeta, por nuk perjashtuan as nje grindje banale pas nje loje te fortesh mes nxenesve te Gjuheve te Huaja dhe personave te jashtem. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kurse policia shpalli ne kerkim dje si te dyshuar agresorin Erlind Vincani.
I riu banues ne lagjen nr. 9 te Korces, akuzohet se prane shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja, per motive te dobeta, ka goditur ne pjese te ndryshme te trupit me mjete te forta dhe te mprehta 16-vjecarin E. B., banues ne lagjen nr. 7. Ne kete konflikt kane qene prezente edhe kalimtare e nxenes te tjere te shkolles, te cilet jane perpjekur te shmangin tragjedine. Me i madhi ne moshe, e ka pritur pas shkolle te miturin duke e goditur pa paralajmerim, i ndihmuar edhe nga shoket. Per pasoje 16-vjecari ka marre plage te shumta ne trup dhe pjesen e kokes, ndersa u dergua pa ndjenja ne spital, ku dhe mori mjekimin.
Burime nga spitali thane se pas nderhyrjes se bluzave te bardha, nxenesi doli nga rreziku per jeten. Policia vendore shkoi ne vendngjarje se bashku me grupin hetimor, duke shoqeruar disa te rinj, prezente prane shkolles se Gjuheve te Huaja, me qellim zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te krimit. Pas veprimeve paraprake, dosja i kaloi prokurorise per krimin e "plagosjes me dashje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›