E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ Kercenoi fqinjin me arme, kapet ne arrati adoleshenti

Kercenoi fqinjin me arme zjarri, kapet ne arrati pas krimit. Policia e Durresit kishte shpallur ne kerkim si te dyshuar, 19-vjecarin Vasalp Shehu, banues ne lagjen nr. 14. Ndalimi u be mbremjen e se martes, per ngjarjen e ndodhur me 21 prill te ketij viti, kur adoleshenti akuzohet se ka kanosur me arme zjarri fqinjin e tij me inicialet K. H., 50-vjec. Vasalp Shehu eshte shpallur person ne kerkim nga komisariati Durres, po diten e ngjarjes, pas denoncimit te depozituar nga i demtuari. Ndaj tij jane ngritur akuzat e "kanosjes" dhe "mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake". Krimi kishte ndodhur per sherre banale mes dy paleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›