E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga skela, plagoset punetori i uzines se Policanit

BERAT- Punetori i ish-uzines se armeve ne Polican, aksidentohet ne pune pasi suvatonte muret e godines hipur mbi nje skele. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ne qytezen e vogel, ne ambientet e uzines e cila po rikonstruktohet pas projektit per ta rikthyer ne nje fabrike demontimi te armeve e municioneve. I demtuari sipas policise vendore eshte 43-vjecari Agron Periku, kurse ngjarja mesohet se ka qene aksidentale. Burime nga vendngjarja sqaruan se aksidenti ndodhi gjate kohes qe po punohej per rikonstruksionin e linjes se re te demontimit ne Sektorin C, Polican. Policia mori njoftimin ne mesdite per plagosjen e Perikut, kurse per rrethanat u deklarua se ai gjendej ne skele kur eshte rrezuar. Per fat te mire renia ka ndodhur nga nje lartesi e vogel dhe pa pasoja serioze per jeten e punetorit. Menjehere i demtuari eshte derguar ne urgjencen e spitalit te Policanit dhe pas konsultimit mjeket vendosen ta transportonin me ambulance per terapi intensive ne spitalin rajonal te Beratit. Mesohet se 43-vjecari ka marre plage ne gjymtyre, kurse ndihma e pare i eshte dhene nga shoket e punes. Mesohet se aktualisht punetori i Kombinatit Mekanik, eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe jashte rrezikut per jeten. Sipas policise renia e punetorit ka qene aksidentale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›