E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ E rrihte dhe kercenonte burri, kerkon mbrojtje policore

E keqtrajtonte bashkeshorti, gruaja denoncon ne polici dhe kerkon mbrojtje ligjore. Komisariati i Durresit nisi hetimet ne gjendje te lire ne ngarkim te te dyshuarit me inicialet A. N., 47 vjec, banues ne lagjen nr. 14, pasi ndaj tij ka bere kallezim penal bashkeshortja me inicialet M. N., 41 vjece. E demtuara pretendon se sistematikisht i dyshuari ka ushtruar ndaj saj dhune fizike e psikologjike, duke e rrahur, keqtrajtuar, kercenuar e ofenduar. Menjehere pas denoncimit eshte plotesuar kerkese-padia per leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes, kurse dosja i kaloi gjykates per veprime te metejshme procedurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›