E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec vdeka e 2-vjecarit ende e dyshimte

Specialistet e mjekesise ligjore ne qytetin e Pogradecit edhe pas autopsise te kryer ne oret e para te mengjesit te se shtunes nuk kane percaktuar dot shkakun e vdekjes se 2-vjecarit. Dyshime mbi helmim nga ushqimi por dyshime edhe mbi nje asfiksim te mundshem kane qene konkluzionet paraprake te specialisteve te mjekesise ligjore ndersa kane marre disa kampione nga trupi i pajete i femijes 2-vjecar duke e nisur ne laboratorin e Institutit te mjekesise ligjore ne Tirane ku priten edhe rezultatet zyrtare ne lidhje me percaktimin e shkakut te vdekjes se 2-vjecarit.


Nje femije dyvjecar mberrin i vdekur ne spitalin e Pogradecit nderkohe qe dyshohet se eshte helmuar. Burime nga policia bene te ditur se shtetesja Valbona Xhukellari ka derguar ne spital te birin por nderkohe ai kishte nderruar jete. Nga ana e mjekeve po behet autopsia per te zbuluar shkakun e vertete te vdekjes se vogelushit.

Nena e femijes u be e njohur per mediat nje muaj me pare kur braktisi foshnjen e saj te sapolindur. Gruaja apeloi se nuk kishte me cta rriste femijen dhe ndarja nga babai i foshnjes dhe varferia por edhe presioni i familjes kishte bere qe ajo te braktiste femijen e vet. Nga ana e pushtetit vendor ne ate kohe u deklarua se ajo do te ndihmohej per ti rritur dy femijet e saj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›