Ekzekutohen me armë 2 vëllezër, plagoset 1 grua

Foto Ilustruese
PUKE- Dy vellezer jane ekzekutuar me arme zjarri, nderkohe qe bashkeshortja e njerit prej tyre ka mbetur e plagosur.
Policia pak kohe pas ngjarjes ka identifikuar autoret dhe ka vene ne pranga njerin prej tyre, Fatbardh Përmarkaj.
Vijojne kërkimet për arrestimin e personave të tjerë, të cilët dyshohen se jane bashkëautor në vrasjen e dy vëllezërve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne fshatin Marrdhnac të komunës Qelëz, në Pukë, ne oret e para te mengjesit te sotem.
Policia ka bere me dije se viktimat jane shtetasit Hil Markaj, dhe Paulin Markaj, vellezer. Ne gjendje kritike ne spital ndodhet Tone Markaj, bashkeshortja e njerit prej viktimave.
Dyshimet e para per ngjarjes flasin se shkak ka qene një konflikt me fqinjet e tyre.