E Diel, 1 Nëntor 2026

Manifestimi, flamur gjigant kombetar ne vend te pankartave

Pertej flamureve politike dhe pankartave, Partia Socialiste ka zgjedhur nje menyre krejt ndryshe per te simbolizuar dhe protesten e organizuar prej tyre. Nje flamur gjigant kombetar me mbishkrimin "Ndryshim", u shpalos rreth ores 13:00 nga shoqata "Gerdeci", per te vazhduar me pas rrugetimin e saj prej 18 kilometrash drejt Tiranes. Nga zona e kraterit te tragjedise se ndodhur nje vit me pare, deri ne Vore, flamuri eshte mbajtur nga njerezit te cilet ishin te prekur nga kjo tragjedi. Me pas flamuri eshte valevitur pergjate gjithe autostrades dhe ne pjese te ndryshme te autostrades flamuri i permasave te medha ka kaluar ne duar te grupimeve te ndryshme qe i jane pergjigjur thirrjes se PS per te krijuar se bashku koalicionin qytetar, pertej ngjyrave partiake por vetem me simbolet tona kombetare. Pas Shoqates Gerdeci, flamuri ka kaluar ne duart e ushtarakeve te liruar, me pas tek grupimi i sindikatave, tek minatoret, grupimi i grave nena dhe motra qe ndjenje dhimbje dhe ne shenje solidariteti i jane bashkuar kesaj nisme. Vullnetaret socialiste pershkruan nje pjese tjeter te rruges deri ne hyrje te Tiranes. Nga Zogu i Zi deri ne sheshin "Skenderbej" jane partite politike qe mbajten flamurin e madh, ku shkruhej ndryshim dhe e derguan tek manifestuesit e shumte qe prisnin ne shesh, ku dhe u zhvillua mitingu permbylles rreth ores 18.30, te organizuar nga PS dhe aleatet e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›