Lule dhe nderim per jetet e humbura ne Gerdec
Lule dhe muzike funeber, ne zonen kur nje vit me pare shpertheu fabrika e demontimit te armeve ne Gerdec. Kreu socialist, Edi Rama, i shoqeruar nga i biri Gregori, kreu i PSD Skender Gjinushi, ai PDS Milo dhe G99 Erion Veliaj, hodhen lule dje ne vendin ku ndodhi tragjedia dhe me pas, se bashku me shume qytetare qe kishin ardhur ne kete ceremoni nisen marshimin drejt Tiranes. Ne mesdite, deputetet socialiste dhe partive te vogla te majta u nisen ne zonen ku ndodhi shperthimi e nen moton "mos harro", ata perkujtuan viktimat e tragjedise. E pranishme ne ceremonine e organizuar nga opozita, ishte dhe aktorja e njohur Luiza Xhuvani, e cila interpretoi nje poezi qe ngjalli jo pak dhimbje e lot tek te pranishmit. E tere ceremonia perkujtimore nga familjaret, deputete dhe intelektuale u shoqerua me muzike funebre ne sfond. Ne sy te binte dhe veshja me te zeza e te gjithe opozitareve qe moren pjese ne kete ceremoni. Veshje qe u mbajt dhe ne mitingun e pasdites ne nder te viktimave te tragjedise.