E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sherri" FSHF-"Qemal Stafa", kombëtarja luan në Shkodër

Sekretari i përgjithshëm i FSHS-së, Euard Prodani, bën të ditur se problemet e fundit që po has federata me drejtorin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” mund ta detyrojnë institucionin më të lartë të futbollit në vend që ndeshjen e 3 shtatorit ndaj Rumanisë dhe ndeshjen e 7 shtatorit ndaj Luksembugut t’i spostojë për t'i luajtur në stadiumin e dytë më të madh në vend.

Prodani theksoi se për këtë ndryshim të mundshëm i është dërguar një kërkesë zyrtare UEFA-s dhe drejtuesit e federatës janë në pritje të një përgjigjeje lidhur me problemin në fjalë.

Konflikti midis FSHF-së dhe drejtorit të stadiumit qëndron lidhur me pagesën prej 1 milion lekësh të reja për ndeshje që kërkon drejtori i stadiumit, çmim që federata nuk e sheh të arsyeshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›