Sherri/ Mërtiri: Në protestë shkojnë të paguar. Kraja: Ça analisti je ti, i paguar nga plehrat!?

Analisti Ergys Mërtiri dhe Drejtori i Kabintetit të Rithemelimit, Akil Kraja janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “3D” në RTSH, teksa po diskutohej lidhur me protestën e paralajmëruar të opozitës ditën e nesërme (20 shkurt).
Mërtiri u shpreh se nuk pret që të ketë numër të lartë qytetarësh në shesh, teksa tha se Gazment bardhi dhe Flamur Noka kanë shkuar qytet më qytet për të folur me njerëzit dhe se “kanë derdhur para”. Kjo deklaratë e Mërtirit solli reagimin e ashpër të Krajës.
Debati:
Mërtiri: Ramës i intereson kjo opozitë që është. Berisha po e mban peng sepse i duhet ta ketë ai ekskluzivitetin e të pasurit opozitës. Çdo lloj varianti që lë Berishën në krye, edhe nëse ka shumicë, i ka shumicë të sajuar sepse duke qenë ai si i vetmi alternativë shumë njerëz shkojnë e votojnë sepse nuk kanë alternativë tjetër se janë kundër Ramës. Duke qenë Berish anë krye të opozitës, kjo opozitë nuk mund të vijë kurrë në pushtet. Për mua kjo është protestë kundër SPAK, jo Ramës. Aty do ketë nesër 5 mijë vetë, maksimumi 10. Pyetja shtrohet, çfarë opozite është kjo që për të organizuar një protestë, i duhet 2 javë të përgatitet dhe të shkojë Muli me Gazin qytet më qytet, të kapin njerëzit, të derdhin para sepse duhet thënë që ka para për këto punë
Nuk je as i zgjedhur, je thjesht një analist, mbaj rolin siç duhet, me ngadalë. Po të ndjek populli, qytetarët
Mërtiri: Po më tregon rolin ti mua?
Po, po absolutisht, po të duash flasim edhe në këtë gjuhë
Mërtiri: Po ti mbaj rolin tënd, ç’punë kë me mua
Ngadalë tani
Mërtiri: Pse është e rëndë, është hera e parë që hidhen para?
Si flet kështu? Nga vjen, analist si ai i plehrave je dhe ti? Na thuaj nëse e njeh këtë kulturën e parave, publiku ta ndjekë.
Mërtiri: E tha vetë militani juaj i verbër, doli…
Për një vend që shpopullohet absolutisht që do dalim, thua gjëra pa baza
Mërtiri: Ja po të them një fakt…
E kuptoni ça tmerri është, e keni ulur nivelin e bisedës, hedh lekë opozita opozita…
Mërtiri: Po mundohem të ngre një argument…
Abuziv
Mërtiri: Po mirë edhe abuziv, kam të drejtë ta bëj këtë?
Po pra dhe unë po bëj abuzive, ka analizë që marrin para nga plehrat
/rtsh.al/