Debati për protestën, Kulluri: Nuk kemi një ftesë zyrtare. Kraja: Protesta s’ka nevojë për ftesë

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Ervin Kulluri deklaroi në emisionin “3D” që partia që ai përfaqëson nuk do të marr pjesë nesër në protestë, sepse sipas tij, nuk ka pasur një ftesë nga organizatorët që të ishin të pranishëm.
“Pse s’do jemi? E para punës nëse protesta do të përfshinte gjithë opozitën dhe popullin opozitar nuk ka pasur një ftesë për partinë Demokratike. Sot kemi pasur mbledhje kryesie dhe nuk kemi pasur dijeni që mund të ketë pasur një ftesë për të biseduar në lidhje me këtë protestë të përbashkët”, tha Kulluri.
Sipas tij, nuk janë qëndrimet kundër qeverisë që ata i ndajnë por janë parimet se si do të jetë nesër si alternativë qeverisëses.
“Nuk na ka ndarë qëndrimi që kemi kundër qeverisë Rama por ne na ka ndarë vizioni se si duhet të jetë PD-ja që të bëhet një ofertë më ë mirë politike më të mirë se sa kjo që është në pushtet” thekson ai.
Ndërsa drejtori i Kabineti të “Rithemelimit” , Akil Kraja, tha se, “Besoj se për të qenë opozitar nuk ka nevojë për zyrtarizime protokollare. O je ose nuk je opozitar, nesër në 17:30 qytetarët shqiptarë janë nesër në protestë”.