"Sherri", Pandeli Majko: Tradhtar dhe i paturp. Kastriot Islami: Je inferior dhe mediokër
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kastriot Islami janë përfshirë dje në replika të ashpra virtuale në rrjetin social të “Facebook”-ut. Në mëngjes herët ka qenë Majko, ai që ka publikuar një mesazh referuar prezantimit të dy ditëve më parë të Islamit e të dy ish-ligjvënësve të tjerë socialistë, Asllan Dogjani e Gjovalin Kadeli si kandidatë të selisë blu për zgjedhjet e 23 qershorit, respektivisht në Qarkun e Tiranës e Lezhës. “Oh sa mirë me qenë tradhëtar! Fushata elektorale që sapo ka filluar e ka të shkruar në ‘ballë’ këtë fjali turpëruese. Ky është shembulli më denigrues për mjerimin e politikës në këto ditë me shkëlqim publicitar. Paturpësia është kthyer në një pikë vajguri në pjatën e ‘supës’ së premtimeve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Respekt për të gjithë miqtë dhe kolegët e djathtë dhe të majtë që i qëndrojnë besnikë vetëvetes dhe historisë nga vinë”, - ka komentuar Majko. Nga ana tjetër i menjëhershëm ka qenë reagimi i Islamit, i cili gjithashtu ka preferuar “Facebook”-un për t’iu kundërpërgjigjur ish-kolegut të tij socialist. “Oh sa mirë me qenë inferior dhe mediokër! Turp me pas në krahë, personazhe që vijnë dhe kërcënojnë nënën e sëmurë, babain 85-vjeçar dhe familjen time. Turp për ty. Tradhëtar është term stalinist. Armik është term i ‘luftës së ftohtë’. Turp!”, - është shprehur Islami. Kandidati për deputet i PD-së në Tiranë, i ka bërë mandej thirrje Majkos të distancohet nga linja zyrtare e Partisë Socialiste e veçanërisht nga kreu i saj, Edi Rama, duke i kujtuar se ishte ai që i doli në krah kur Majkon e cilësuan sipas tij, tradhëtar në vitin 1995. “Distancohu se është turp për një personazh të cilit në 1995 i jam gjendur në krah kur e kishin shpallur tradhëtar. Je bashkuar me një mediokër. Me një të paaftë. Nëse nuk ke guximin të kundërshtosh së paku mos u bëj pjesë e maskaradës. Nëse ke guxim jam gati të ballafaqohem por unë dhe ti ballafaqimin e kemi me të keqen e madhe, që mban emrin Koço dhe Edi. Do të vijë dita që do ta kuptosh por do të jetë vonë. Unë kam shpëtuar”, - ka përfunduar reagimin e tij Islami.
SOLIDARIZIMI
Kandidati që kryeson listën e PS-së në kryeqytet, Pandeli Majko nisi dy ditë më parë fushatën në Njësinë bashkiake Nr.5 me një gjest simbolik, për të ndihmuar vogëlushen 2-vjeçare Mejsi, e cila vuan nga një tumor i rrallë. Deputeti socialist u bëri thirrje mbështetësve dhe anëtarëve të Njësisë Nr.5 që të kontribuojnë. Majko kërkoi që përmes kësaj ndihme t’i jepet mundësi vogëlushes të kurohet në një spital në Gjermani ku do t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjes. “Menduam që ta fillojmë pak ndryshe fushatën, me një akt njerëzor për t’ju gjendur në krahë një fëmije, e cila ka nevojë për ndihmë. Do të jetë e ashpër fushata e 23 qershorit, por ne nuk duhet të harrojmë që jemi njerëz. Nisja e sotme është një mesazh që duam ti ofrojmë Tiranës sonë, por sidomos një brezi të ri që ka një distancë, një mungesë besimi karshi politikës, pasi për hir të së vërtetës, ne përfaqësuesit e politikës për disa arsye harrojmë që jemi vërtetë politikanë, flasim për programe por në fund fare jemi njerëz, jemi familjarë”, - tha Majko. Rasti i Mesit të vogël u bë publik në TV NEWS 24 dhe BalkanWeb. I gjithë stafi i “Focus Group” kontribuoi në mënyrë simbolike në të holla, që do t’i shkojnë për kurim 2-vjeçares. Mejsi është prekur nga një tumor i rrallë që rrezikon t’i marrë shikimin, por edhe jetën.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)