Skandali, Arben Imami i flet anglisht homologut shqiptar nga Maqedonia
TIRANE- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami komunikoi në gjuhën angleze dje me homologun shqiptar nga Maqedonia. Gjatë takimit të zhvilluar me homologun e tij maqedonas, shqiptarin Talat Xhaferri, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami filloi të flasë në gjuhën angleze.
Me të mbaruar fjalën e tij zoti Imami, homologu maqedonas, Talat Xhaferri iu drejtua duke i thënë: “A mund të flas shqip”. Gjatë konferencës për mediat, ministri Imami u shpreh se Shqipëria do të japë mbështetje të palëkundur ndaj Maqedonisë që ajo të anëtarësohet në NATO. “Çështja më e rëndësishme për të cilën biseduam është ajo e integrimit të Maqedonisë dhe të gjithë rajonit në NATO. Ne mbajmë qëndrim të palëkundur që Maqedonia duhet të jetë dhe mund të bëhej vend anëtar, shpresojmë të gjejë zgjidhje sa më të shpejtë çështja e emrit”, - u shpreh Imami.
Ndërsa ministri Xhaferri vlerësoi mbështetjen e dhënë deri më tani nga Shqipëria për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. “Ne çmojmë bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë. Çështja e emrit është pengesa e fundit e Maqedonisë për të qenë pjesë e NATO-s. Ne vazhdojmë të punojmë për të mbajtur standardet e arritura dhe për t’i zhvilluar më tej”, - theksoi Xhaferri në shqip.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)