E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri godet me qyten e pistoletes nje person dhe qellon ne ajer

Tirane 30 mars NOA 8211 Nga forcat e komisariatit te Policise nr.6. Tirane u arrit identifikimi dhe filloi procedimi penal ne ngarkim te 17-vjecarit Dejvi Taka me banim ne kryeqytet.

Sic behet me dijeni per agjencine e Lajmeve NOA ky person dyshohet se dje rreth ores 13.40 ne rrugen e Kavajes tek ish-kombinati Misto Mame pas nje sherri per motive te dobeta ka rrahur dhe goditur me qyten e pistoletes 18-vjecarin Mariglen Kozi dhe me pas ka qelluar nje here ne ajer me arme zjarri.

Ne cilesine e proves materiale ne vendin e ngjarjes u sekuestrua nje gezhoje nderkohe qe po punohet intensivisht per kapjen e tij tashme te identifikuar dhe materialet njeherazi iu kaluan prokurorise se Tiranes per konsumim te veprave penale te Plagosjes se rende me dashje dhe Armembajtjes pa leje parashikuar nga Kodi Penal.

n.e/NOA

Lajme te ngjashmeSherr me thika ne qender te Tiranes arrestohen dy te rinjBen sherr me kryeplakun arrestohet 42-vjecariSherr me arme per nje vajze ne qender te TiranesSherr ne Londer arrestohen 19 shqiptareSherr me thika ne Patos 1 i plagosur LidhjeDejvi Taka qyta e pistoletes sherr

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›