E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali Vergine Irlanda fundos me thelle te akuzuarit

Autoritetet e drejtesise irlandeze saktesojne se gjate vitit 2009-2010 nga Shqiperia nuk ka asnje liter te mbetjes se naftes me emrin Vergine te futur ne Irlande. Nderkaq nga ana tjeter shoqeria Euroil ne dogana dhe tatime ka dorezuar fatura eksporti me destinacion Irlanden.


TIRAN - Edhe Gjykata e Apelit ne kryeqytet vendosi qe pronari dhe administratori i shoqerise Euroil sh.a. shtetasi Hajri Elezaj magazinieri Kadri Hajredini si dhe shoferi Vladimir Katoci te arrestuar per skandalin e naftes Vergine te mbesin ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve.


Ky vendim erdhi pasi treshja gjykuese degjoi pretendimet e paleve ato te mbrojtjes qe kerkuan ndryshimin e mases se sigurise dhe pretendimet e perfaqesuesit te akuzes qe kerkoi qe vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare te mbetet ne fuqi.


Kete kerkese prokuroria e perforcoi me dorezimin e nje prove te re te ardhur me leter-porosi nga Irlanda ku autoritetet e drejtesise irlandeze saktesojne se gjate vitit 2009 - 2010 nga Shqiperia nuk ka asnje liter te mbetjes se naftes me emrin Vergine te futur ne Irlande. Nderkaq nga ana tjeter shoqeria Euroil ne dogana dhe tatime ka dorezuar fatura eksporti me destinacion Irlanden.


Kjo leter-porosi sipas akuzes eshte nje prove e forte qe fakton se kompania Euroil dhe bashkepunetoret e saj kane mashtruar duke hedhur ne treg sasi te medha mbetje te naftes Vergine duke e perzier me nafte dhe benzinen cilesore.


Para treshes gjykuese biznesmeni Elezaj nuk kishte preferuar te paraqitet duke firmosur nje shkrese ku kerkonte te perfaqesohej nga avokati i tij pasi ndodhet i shtruar per mjekime ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza pasi ka probleme me tensionin dhe zemren. Avokati i ketij te fundit gjate fjales se tij kerkoi nga treshja gjykuese ndryshimin e mases se sigurise per biznesmenin Elezaj me pretendimin se gjendja e tij shendetesore nuk eshte mire.


Por kjo kerkese u kundershtua nga prokuroret dhe Gjykata nuk e pranoi duke lene ne fuqi vendimin e gjyqtares Blerina Muca e cila me 17 mars vendosi masen e sigurise burg pa afat per Elezajn dhe 11 te arrestuarit e tjere.


Gjate dites se djeshme para togave te zeza dolen edhe magazinieri i shoqerise Fisheku sh.a. shtetasi Kadri Hajredini dhe shoferi i auto-boteve Vladimir Koteci. Te dy keta te dyshuar kerkuan te lirohen por gjykata nuk pranoi kerkesen e tyre duke i lene ne qeli deri ne nje vendim tjeter.


Nga ana tjeter vetem pak dite me pare konkretisht me 26 mars 2011 ishte kjo gjykate qe liroi te dyshuarit Iliaz alias Vladimir Fisheku dhe djalin e tij Martin Fisheku me pretendimin se keta dy biznesmene i kishin dhene me qira ambientet e tyre shoqerise Euroil dhe nuk mbajne pergjegjesi per cfare i shfrytezon keto ambiente shoqeria Euroil me pronar Hajri Elezaj. Per kete ceshtje policia me urdher te task-forces pat arrestuar 12 persona dhe 2 te tjere i ka shpallur ne kerkim ku deri me tani vetem 10 prej tyre ndodhen ne qeli nen masat e sigurise arrest me burg.


Vec telasheve me drejtesine vetem pak dite pas arrestimit te biznesmenit Hajri Elezaj pronari dhe administratori i shoqerise Euroil sh.a. kompania e tij eshte paditur ne Gjykate nga kater institucione per mosfurnizimin me karburant per gjate vitit 2010. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet te cilet shtuan se pervec kater padive me objekt kontrate furnizimi ndaj shoqerise Euroil jane bere edhe tre padi te tjera diten e arrestimit te Elezajt nga nje banke e nivelit te dyte ne vend qe kerkon nepermjet Gjykates qe te zbatohen kontratat e kredise.


Euroil sh.a. gjate vitit 2010 ka fituar tenderin e organizuar nga Ministria e Brendshme per furnizimet me karburante te disa institucioneve shteterore me nje vlere totale mbi 40 milione leke te reja.


Sipas padive me nr. 4098 te bera nga Bordi i Kullimit Durres-Kruje padia me nr. 5843 te bere nga Sherbimi Informativ i Shtetit padia me nr. 6702 te bere nga Drejtoria Rajonale e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Durres si dhe nga padia me nr. 8064 te bere nga Garda e Republikes se Shqiperise shoqeria Euroil nuk ka permbushur keto kontrata duke mos i furnizuar me nafte dhe benzine edhe pse leket e tenderit per furnizimin e ketyre institucioneve i ka marre nga thesari. Sasia totale e mosfurnizimit te ketyre kater institucioneve sipas ketyre padive eshte 75620 litra nafte.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›