E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri i haraçit

Kushërinjtë Lulzim dhe Besnik Shabani kanë menduar t’i bien fukarallëkut shkelm, duke kërkuar haraç. Por kjo ide iu ka shkuar huq. Ata u arrestuan dy muaj pasi në auto-sallonin “Morina”, në Vushtrri, hodhën një granatë dore. Ua kërkonin pronarëve 50 mijë euro. Tash akuzohen për tri vepra penale. Nga Nexhmije Ahmeti më 02 mars 2011 në ora 08:48

Që nga e premtja, familja Morina ndihet më e qetë. Ata nuk kanë më frikë se do t’i sulmojë dikush. Personat që dyshohet se e kanë sulmuar pronën e tyre me granatë dore, janë prangosur të hënën nga policia.

Dy vëllezër nga Vushtrria dyshohet se janë ata që natën e 4 janarit kanë gjuajtur me bombë dore në pronën e Morinëve në Vushtrri. Salloni i automobilave “Morina” ishte cak i këtij sulmi. Paraprakisht, të dyshuarit kishin kërcënuar pronarët e këtij salloni duke i kërkuar haraç. Alban Morina, njëri nga pronarët, tregon se më 30 dhjetor të vitit të kaluar kishin marrë një telefonatë ku personi që ai thotë se nuk e njeh, ka kërkuar nga ta 50 mijë euro.

“ Na kanë thënë nëpërmes telefonit se në një vend duhet me i dërgu 50 mijë euro, ose në të kundërtën do të pësojmë”, rrëfen Alban Morina. Ai tregon se menjëherë e kanë lajmëruar policinë për kërcënimin që i është bërë kësaj familjeje. Siç rrëfen Albani, këto kërcënime kanë vazhduar deri në natën e 4 janarit, kur edhe ka ndodhur sulmi.

“Atë natë ne kemi qenë në shtëpi, këtu në sallon ka qenë vetëm roja dhe një patrullë e policisë, e cila, pas kërcënimit, i kishte shpeshtuar vizitat te ne. Pasi që roja ka hyrë brenda dhe policia ka dalë nga salloni, bomba është gjuajtur”. Për këtë që ka ndodhur, ai ishte lajmëruar së pari nga një shok i tij. Dhe, gjëja e parë që i ka interesuar kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ishte gjendja e rojës. “Më vonë jam marrë me dëmet”, thotë Albani.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›