Edhe Ylber Hyses po i ngutet

Nga Levizja VETVENDOSJE
Para pak ditesh koordinatori qeveritar i strategjise se Qeverise se Kosoves dhe EULEX-it per integrimin e veriut te Kosoves Ylber Hysa e vizitoi Beogradin. Ai mori pjese ne nje konference te organizuar nga Tanjug-u lidhur me negociatat e ardhme mes Prishtines e Beogradit te cilat Qeveria e Kosoves tashme i ka pranuar duke caktuar po ashtu si udheheqese te ekipit nga Kosova zv.kryeministren Edita Tahiri. Emerimi i Edita Tahirit si kryenegociatore e ekipit nga Prishtina qe shenoi vendimin e pare te Qeverise pas themelimit si dhe pjesemarrja e Ylber Hyses ne konferencen e Beogradit tregojne se Qeverise se Kosoves per negociata madje po i ngutet me shume se vete Serbise. Por ne te njejten kohe nje gje e tille do te thote se ajo qe i percakton prioritetet e Qeverise se Kosoves nuk jane hallet e mjerimi social e ekonomik i popullit por agjenda politike e Serbise.
Ne kete konference Hysa tha se palet duhet te bisedojne sa me shpejt qe te jete e mundur dhe mbi parimin e fqinjesise se mire. Qendrimet e tij jane shenje e degradimit teresor te projektit politik te Qeverise ndaj integritetit territorial te Kosoves. Para me shume se nje viti Hysa e filloi punen e tij si koordinator qeveritar per strategjine mbi veriun e Kosoves kurse sot per shkak te qasjes zyrtare qellimisht moskokecarese te institucioneve tona ndaj ketij problemi pergjate viteve veriu po rrezikon te perfundoje si ceshtje per tu negociuar me Serbine ashtu sic kane paralajmeruar shume zyrtare te huaj. Kjo i tregon sukseset e Qeverise ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial te vendit. Strategjia e Qeverise se Kosoves per veriun po perfundon ne tryeze te Beogradit. Ylber Hysa eshte korrieri i kesaj pune.
Ne anen tjeter shumica e mediave tona u perqendruan ne ceshtje margjinale te vizites se Hyses. Ai tha se fakti qe ka shkuar ne Beograd me pasaporte te Kosoves flet per raportet e saj me Serbine. Ne te vertet ajo qe do te duhej te na shqetesonte eshte fakti pse Beogradi nuk i pranon pasaportat e Kosoves kur flitet per popullin tone apo per shume figura politike e intelektuale te cilat kerkojne drejtesi ne raport me Serbine por e pranon vetem Ylber Hysen Cilido qytetar tjeter i Kosoves pervec Ylber Hyses nuk do te mund ta kalonte kufirin e Serbise me pasaporte te Republikes se Kosoves e madje as me dokument udhetimi te UNMIK-ut. Bile as ata qe kane lindur ne Presheve Medvegje a Bujanoc por tani jetojne ne Kosove nuk mund te shkojne ne vendlindje pa dokumente te Serbise. Pse Ylber Hysa eshte perjashtim per Serbine A mos ndoshta per qendrimet e tij politike te cilat Serbia i di paraprakisht Ylberi i beri nje sherbim shume te madh Serbise ne negociatat e Vjenes. Si udheheqes i delegacionit ne negociatat per trashegimine kulturore ai ia fali Serbise te kaluaren tone historike. Serbia i pranon vetem ata qe i leverdisin dhe i binden.
Lajme te ngjashmeAskush nuk guxon tju rraheVotoni Bajramoviqin per kryetarRusia Serbia dhe Kosova te ulen per bisedime sa me shpejtVetevendosje Jo neperkembje punetoreveEdita Tahiri eshtja e statusit te Kosoves nuk mund te rihapet ne asnje menyre LidhjeEdita Tahiri EULEX Levizja VETVENDOSJE UNMIK Ylber Hysa