E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri mes te rinjve, kapet i dyshuari per plagosje

Lushnje-Policia e Lushnjes, ka arrestuar personin e shpallur ne kerkim per plagosjen me arme, tre dite me pare te nje te riu. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se i arrestuari Genci Shurdhi, 37 vjec, u shpall ne kerkim menjehere pas ngjarjes per veprat penale "vrasje e mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje". Ngjarja qe terrorizoi banoret e lagjec "Clirimi" ne Lushnje, ndodhi pas nje grindje mes dy grupe te rinjsh te qytetit. Sipas policise, i arrestuari Genci Shurdhi ne bashkepunim me Mishel Veliun, 22 vjec, pas nje grindje per motive te dobta, ka qelluar me arme zjarri kundershtarin e tyre, Ristan Shurdhi, banues ne kete qytet, duke e lene ate te plagosur. Ai eshte derguar ne spitalin rajonal, por plumbi qe kishte marre ne kembe, nuk i ka shkaktuar probleme per jeten. Pas ngjarjes, policia identifikoi dy personat e dyshuar si autore te saj, Genci Shurdhin dhe Mishel Veliun dhe i shpalli ata ne kerkim. Pas arrestimit te Shurdhit, ne kerkim eshte ende bashkepunetori i tij ne kete ngjarje, 22-vjecari Veliu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›