E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket 2-vjecari tek Bregu i Lumit

Tirane-Nje femije i mitur 2-vjecar, rezulton i zhdukur qe ne oret e mengjesit te djeshem ne Tirane. Denoncimi ne komisariatin e policise nr.5 te Tiranes, eshte bere nga e ema e vogelushit, e cila pasi e ka kerkuar per disa ore nuk ka mundur dot te gjeje ku ishte i biri. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14.00 te dites se djeshme, ne zonen e njohur Bregu i Lumit ne Babrru dhe femija i perket nje familje rome, me banim ne kete lagje. Merita Kazanxhiu, e ema 19-vjecare e vogelushit me inicialet I.K, ka denoncuar ne polici, zhdukjen e te birit. Menjehere eshte vene ne levizje policia e komisariatit nr.5, e cila ka nisur kerkimet ne te gjithe zonen. Burime zyrtare te policise bene te ditur, se jane kryer kontrolle te imtesishme tek te aferm te familjes Kazanxhiu dhe tek banesat e zones perreth, por deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme, nuk eshte bere e mundur gjetja e tij. Policia ka shoqeruar ne komisariat, babain e djalit, Halim Kazanxhiu, 37 vjec, te cilit i eshte kerkuar shpjegim i hollesishem per vendndodhjen e te birit. Burime te policise thane se dyshimet e para flasin per fshehje te femijes nga ana e babait te tij, ne shenje hakmarrje ndaj gruas, me te cilen prej disa kohesh kishte konflikt te brendshem familjar. Kazanxhiu, eshte mbajtur per disa ore ne komisariat, por nuk ka pranuar te kete marre dhe fshehur djalin, duke u shprehur se nuk kishte dijeni per vendndodhjen e tij. Sipas policise, 37-vjecari Kazanxhiu, eshte person me precedente penale dhe ishte shoqeruar disa here ne polici, per mbajtje dhe shitje te lendeve narkotike. Mesohet se ai ishte i papune dhe merrej me shitje hekurishtesh. Por nje piste tjeter hetimi nga e ana e policise, eshte edhe nje zhdukje aksidentale e vogelushit, pra nje mbytje e mundshme e tij, ne perroin e Babrruse, gje e cila mbetet per t'u vertetuar ne ditet ne vazhdim.
Zhdukjet
Dita e djeshme, e njohur si Dita e Veres, ka zbritur ne rruget e kryeqytetit edhe nje numer te madh femijesh lypes te komunitetit rom. Burime zyrtare te policise, bene dje te ditur se ka pasur rreth 10 denoncime per zhdukje femijesh rom, te cilet perdoren nga familjes e tyre per te lypur. Por pasi gjendeshin nga policia, per shkak te fluksit te madh te njerezve ne rruge e sheshe, ata deklaroheshin serish te zhdukur.
Ledi Koraqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›