E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademi panshqiptare e Shkencave Pedagogjike

Kjo Akademi ka për qëllim studimin dhe zhvillimin e kulturës pedagogjike në dobi të zhvillimit demokratik, si pjesë e qytetërimit euro-atlantik dhe global.

“Në themel të APSH, qëndron përparimi i arsimimit, edukimit të brezave të sotëm  dhe të ardhshëm në trojet shiptare dhe diasporë", tha, kryetari i Akademisë së Shkencave Pedagogjike Shqiptare, Prof. Dr. Musa Kraja.

Duke treguar se programi i Akademisë është krijuar në emër të evidentimit të vlerave kombëtare të trashëgimisë së kulturës pedagogjike, si një mishërim i identitetit shqiptar, Kraja tregon se, Akademia ndihmon për njohjen,studimin, dhe përgjithësimin e ndihmesave me vlerë pedagogjike e kombëtare të individëve, subjekteve dhe periudhave të ndryshme të së kaluarës, si dhe të kohës së sotme të shoqërisë shqiptare.

"Këto vlera dhe kontribute përbëjnë kushte të rëndësishme për prosperitetin ekonomik dhe kulturor të shqiptarëve, të cilit duhet t’i shërbejnë të gjitha strategjitë dhe politikat e zhvillimit”, tha zv/ kryetari i APSH-së, Prof.Dr nga Kosova, Hajrullah Koliqi.

Struktura e APSH-së përbëhet nga: Kryetari, Prof. Dr. Musa Kraja (Tiranë); Zv/kryetarët Prof. Dr. Hajrullah Koliqi (Kosovë), Prof. As. Dr. Jetmir Aliçka (Tiranë), Prof. Dr. Vehbi Bexheti (Tetovë). Kryetari i Asamblesë, akademiku Kolec Toplli, Zv, kryetari i Asamblesë akademiku Pajazit Nushi. Këshilli drejtues i APSH-së ka nëntë anëtarë, ndërkohë që brënda strukturës operojnë dhjetë sektorë. /Start/

                                                                                             2011-10-14 14:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›