E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia qendër të posaçme për fëmijët e shfrytëzuar

Gjatë fjalës përshëndetëse të tij, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, falënderoi ambasadën franceze në Tiranë, për këtë financim, ambient i cili plotëson sot një nga angazhimet e Ministrisë së Brendshme dhe
Policisë së Shtetit Shqiptar, që ka të bëjë me ri-integrimin e femrave dhe fëmijëve në shoqëri, duke ndihmuar drejtpërdrejt në salla hetimi dhe intervistimi të të miturve në vështirësi, dhe në mënyrë të veçantë të të miturve - viktima të shfrytëzimit.

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Sajmir Muça, garantoi se ky ambient do të përdoret në mënyrë profesionale, proçeduriale dhe ligjore, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe në veçanti të të miturve.

Ky projekt është financuar nga Përfaqësia e Përhershme e Francës, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, nëpërmjet Ambasadës Franceze në Tiranë dhe në marrëveshje me Ministrinë e Brendshme, projekt i cili do t’i shërbejë më mirë bashkëpunimit rajonal, lidhur me luftën kundër krimit ndërkufitar të organizuar, luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dhe në veçanti femrave dhe fëmijëve. /Start/

                                                                                             2011-10-14 14:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›