E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri në alarm për grupin armiqësor në LSINga Antena brenda familjesSandrit dje iu prish gjithë terezia. Pesë figurat kryesore të LSI dolën publikisht kundër aleancës së Metës me doktorin. Sandri u tërbua, sidomos kur pa emrat e atyre që kishin firm

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri në alarm për grupin armiqësor në LSINga Antena brenda familjes

Sandrit dje iu prish gjithë terezia. Pesë figurat kryesore të LSI dolën publikisht kundër aleancës së Metës me doktorin. Sandri u tërbua, sidomos kur pa emrat e atyre që kishin firmosur deklaratën.

Mori në telefon Ilir Metën i shqetësuar.

- ǒbëhet kështu mo burrë? ǒjanë këta b…q… që të dalin kundër ty? Ne kemi ditë që luftojmë t’i nxjerrim njerëz kundër Edi Ramës, këta të dalin ty.

- Mos ça kokë o flori, se do qetësohen ata. Ne s’po e bëjmë për interesa personale, për Shqipërinë e kemi. Po ata nuk duan të mirën e Shqipërisë.

- Po ky Pëllumb Xhufi ça ka mor burrë? Këtë shkërdhatë ti e bëre njeri, e çove dhe ambasador. ǒështë mo ky historian leshi që do të na tregojë ne se me kë duhet të bëjë koalicion LSI. Ça t’i bëj ndonjë gjë këtij, ti q…robt.

- Po mos u ngut o flori, se do shtrohen. Çfarë t’iu bëj unë, duan të gjithë ministra, ndaj bëjnë presion.

- Po mirë mo burrë, po dhe ky Muç Muçi të doli kundër? Këtë sikur e ke pas ushtarin tënd...

- E kam pas o Sandër, por kur ishte ministër, tani është në punë të vet. Po mos u mërzit o flori se do ta rregullojmë.

- Mirë i ka thënë doktori atëherë atij M…M..., por ne mërziteshim kot.

- Ça t’i bësh o flori, kështu shkuan këto punë. Po më duket se i nxit ai Fatos Klosi këta.

- Po ç’ka ai shkërdhata, se ne i kemi bërë dhe nder, e kemi mbrojtur deri në fund, kur desh ta hiqte Nano dhe Berisha. ǒka me ne ai? Se më duket dhe atë videon e arrestimit të Berishës e mban fshehur dhe nuk e jep. Më tha dhe mua një ditë: “Aty del

dhe zëri jot që urdhëron policët duke thënë “Vriteni! Q… robt atij kriminelit!”

As më plas trapi fare, i thashë, bjere ta jap te Klani po deshe, po më duket se e ka vërtet.

- Po le ta ketë o flori, ajo histori ishte. Tani kohët kanë ndryshuar. Se dhe Ndre Legisi për një të rrahur më 1997 vazhdon t’i mbajë inat Berishës. S’ke ç’i bën, janë njerëz meskinë.

- Do flas me atë Legisin unë, - tha Sandri, - se mos ma dëgjon fjalën, se pak mirditor quhem dhe unë. E takova një ditë, i thashë, si të duket ky koalicioni i Metës me doktorin? “ǒtë të them o Sandër, - më tha. - Ne paskemi qenë të gjithë koqe. Kur na sulmonte doktori, jo “Klani i Zemunit”, jo “Ansambli Babëzia” ne kujtonim se na urrente. Në fakt ai na paska adhuruar se, sapo erdhi vetë në pushtet, dhe Klanin e Zemunit e mori, dhe Ansamblin Babëzia e bëri më të mirë se tonin. I thashë, po ia fut kot. Ky koalicion po bëhet për të mirë të Shqipërisë, jo të individëve. I thashë që integrimi në Evropë ka rëndësi të madhe dhe Meta, Berisha janë dy kryeministria që e kanë ëndërruar Shqipërinë si Evropa që më 1990. E di ç’më tha legeni? “Dhe ne duke ëndërruar Shqipërinë si Evropa i humbëm zgjedhjet, se thamë tani që kemi hy në NATO s’na i vjedh njeri votat dhe pikërisht tani na i vodhën.” I thashë legenit, mos ia fut kot, e dëgjove Grosrukun që i vlerësoi zgjedhjet. “Lëre mo atë, se ai ka lavdëruar dhe zgjedhjet e 1996, - më tha, - por shiko raportin e ODIHR si do jetë...”

- Po ç’të të them unë o flori, ja këta njerëz kam pasur, e shikon sa të vështirë e kam pasur me Profesor Xhufin, Prof. Brokaj, me Fatos Klosin, me Muç Muçin, me Ndre Legisin? Këtë punë më kanë bërë gjithmonë, më fusin shkopinj nën rrota, edhe pse e

dinë mirë që unë këtë po e bëj për Shqipërinë dhe jo për vete.

- E di mor burrë e di, po si t’ia bëjmë, çfarë t’u japim ndonjë gjë që t’u mbyllim gojën, se na koincidon shumë keq para formimit të qeverisë, se duket si qeveri që nuk e pagëzon vetë LSI?

- ǒtë të them o flori, ne po e bëjmë për Shqipërinë jo për vete. Dhe Shqipëria nuk ecën dot përpara, nëse ne nuk jemi mirë. Po hajt mos u mërzit se do ta rregullojmë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›