E Diel, 1 Nëntor 2026

Helmut Kohl (1930)Nga Enzo Biagi“Helmut”, siç e thërrasin në mbledhje dashamirët e tij, është biri i një funksionari të vogël të taksave dhe nip i një fshatari. Ka njohur shtrëngimet e luftës dhe të pasluftës. Është martuar tash më shumë se prej trid

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Helmut Kohl (1930)Nga Enzo Biagi

“Helmut”, siç e thërrasin në mbledhje dashamirët e tij, është biri i një funksionari të vogël të taksave dhe nip i një fshatari. Ka njohur shtrëngimet e luftës dhe të pasluftës. Është martuar tash më shumë se prej tridhjetë vjetësh me zojën Anneliese, dhe ka dy fëmijë që studiojnë në SHBA: njeri në Harward, tjetri në MIT, universitete shumë të kushtueshme që i marrin një pjesë të mirë të të ardhurave të tij.

Rroga e tij e kancelarit është më e vogël se e punonjësit më të paguar të shtetit, presidentit të Bundesbank. Ka vetëm një hobby: me koleksionue ikona dhe minerale të rralla, si kristalin e gurëve të çmuar dhe gurët prej kuarci. Çdo vit shkon në Austri për një trajtim për të rënë në peshë, që përmbledhin dy javë ushqim krejt të pakët, ku humbet pesëmbëdhjetë kilogram, të cilat mandej i rifiton, çka e detyron të mbajë dy gardëroba. Është edhe fizikisht një figurë që të sundon: i gjatë 1.93 dhe 130 kg peshë.

Zotëron dhe drejton vetë një Mercedes të zi, dhe ashtu si paraardhësit e tij jeton në një shtëpi të thjeshtë. Valery Giscard d’Estaing kishte shtangë nga thjeshtësia e rezidencës së Helmut Schmidt-it, luksi i vetëm i të cilit ishte dhoma e ndejtjes.

Kohl është një partizan i bindur i bashkimit të kontinentit tonë, dhe në koleksionin e “Time”-s ruhet një shkrim me titullin “The cancellor of Europe?”.

Kushedi!... Nuk predikon epërsinë gjermane, sepse është i bindur se “i vogli, i cili qëndron mbrapa shpatullave të gjigantit, sheh më larg se vetë gjiganti”.

*Kur ka dhënë dorëheqjen nga CDU, ka thënë: “Kam bërë gabime, të cilat i kam njohur publikisht. Por kam kërkuar gjithmonë të bëj detyrën time”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›