Sherri në Peqin, FSHF në pritje të raportit të prokurorëve

Edhe pse ngjarja bëri bujë të madhe e duhej një vendim urgjent, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së do të shqyrtojë vetëm mbledhjen e ardhshme incidentet e ndodhura në ndeshjen Shkumbini-Besa, duke e argumentuar me faktin janë në pritje të materialeve që do të sjellin në Komisionin e Disiplinës, Inspektorët e Disiplinës së FSHF-së.
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zyrtarisht një hetim për ngjarjet në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit të ndeshjes mes Shkumbinit dhe Besës, takim i mbyllur me fitoren e skuadrës peqinase me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe i vlefshëm për javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Ngjarjet e dhunshme, në të cilën pati edhe një gjakosje (në buzë) të mesfushorit sulmues të Besës, Bekim Kuli, pas një konfrontimi në korridoret e dhomës së zhveshjes.
Incidenti u shndërrua në një skup mediatik, falë edhe shoqërimit për pak minuta të trajnerit të Besës, Ilir Daja, pas një konfrontimi të këtij të fundit me deputetin e zonës elektorale të Peqinit, Dashnor Sula.
FUSHAT
Edhe pse në fushat e tyre janë shfaqur dukuritë më të shëmtuara në futbollin shqiptar, që nga rrahjet e arbitrave e kundërshtarëve, madje në atë të Fushë-Krujës, deputeti republikan Hajrrullah Paturi goditi publikisht me grusht gjyqtarin Shkëlqim Guce, Komiteti i Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi të falë katër fusha të "rrezikshme".
KE-ja e futbollit vendosi edhe për uljen e dënimit për fushat e ekipeve të Tepelenës, Ilirisë, Delvinës, dhe Përparimit. Për shkak se kanë shlyer më tepër se gjysmën e dënimit por edhe për shkak të vështirësisë për gjetjen e terreneve sportive, këto ekipe, ndeshjet në vazhdim, do t'i luajnë në fushat e tyre, por pa spektatorë.
GJOBAT
Komisioni i Disiplinës ndëshkoi me gjoba financiare me nga 5 mijë lekë secili tre futbollistët e Kategorisë Superiore Xhibril Sisoko (Lushnja), Marenglen Kapaj (Bylis) e Gersi Arbëri (Lushnja) për lojë të ashpër. Po me ndëshkim financiar u gjobitën edhe