UEFA kërkon gjyqtarë më të rreptë

Gjykime më të rrepta për të mbrojtur lojtarët. Kjo është ajo që ka kërkuar UEFA për të shpëtuar edhe imazhin e futbollit. Gjyqtarët duhet të jenë të ashpër, në vecanti përballë të përdorimit të bërrylave dhe simulove në zonë.
Në lidhje me pozicionet jashtëloje asistentët duhet të sinjalizojnë vetëm atëherë kur janë absolutisht të sigurt. Në rast dyshimi flamur nuk duhet të jetë i ngritur.
Pak ditë më parë presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, pranoi gabimet e shumta në gjykim dhe mendon për dy gjyqtarë më shumë, në afërsi të zonës së rreptësisë.
"Shumë gabime, është e nevojshme të reduktohen, - tha ai. "Në futboll humbjet kanë dëme financiare të rënda për klubet, por është edhe një problem që nxit protesta të dhunshme. Duhen dy arbitra më shumë, të vendosur në 18 metrat e para për të parë më nga afër faullet në zonë e në afërsi të saj".
Platini nuk është i mendimit se moviola duhet aplikuar gjatë lojës në fushë, duke hedhur përfundimisht futjen e teknologjisë.