E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han në konferencën e kryetrajnerëve

Trajneri i Shqipërisë, holandezi Ari Han morri pjesë në konferencën e kryetrajnerëve të federatave pjesëmarrëse në UEFA. Konferenca e zhvilluar në Vjenë të Austrisë zgjati tre ditë.
"Ishte një rast i bukur për të bashkuar të gjithë trajnerët e për të pasur një shkëmbim të ideve", - tha drejtori teknik i UEFA-s, ish-trajneri i Skocisë, Andi Roxbruh. Vetëm italianët Marcelo Lipi e Xhovani Trapatoni munguan në këtë takim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›