E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri në burgun e Kavajës, nëna e një prej fëmijëve: I plagosuri, jo im bir

Pas ngjarjes se ndodhur të enjten në Institutin e Riedukimit për të Miturit, ku një 16-vjeçar, nga Durrësi i dënuar për vjedhje, ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me mjete të forta pas një përleshjeje mes të rinjve të tjerë që ndodhen në qelinë e këtij instituri kamera e "Ora News" ka ndjekur më nga afër situatën në këtë institut. Ajo që bie në sy direkt është fakti se tashmë masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm dhe se është pothuajse e pamundur futja brenda kësaj godine.
Pranë institutit të riedukimit ne takuam një zonjë, e cila quhet Florinda Hajrullahu dhe është e ëma e personit që është deklaruar se është i plagosur , Xhulio Hajrullahut. Por ajo thekson se ky mund të jetë ndonjë gabim sepse djali i saj pra Xhulio Hajrullahu nuk është i plagosuri dhe nuk ndodhet në spital, por është brenda në institutin e riedukimit.
Instituti i riedukimit të të miturve ka nisur funksionimin e tij të plotë që prej tetorit të vitit 2009. Në këtë institut trajtohen të mitur nga mosha 14-18 vjeç, të akuzuar për krime të ndryshme .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›