E Diel, 1 Nëntor 2026

Traktati, Berisha: Kthesë thelbësore drejt një botë po armë

TIRANë- Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot firmosjen e traktat të ri për kufizimin me 30 % të armëve bërthamore, si një arritje historike në çështjen e armëve të shfarosjes në masë, që përbën dhe kërcënimin më serioz, për paqen, stabilitetin dhe qytetërimin botëror.

Në një njoftim për shtyp, Kryeministri Berisha vlerëson se firmosja e kësaj marrëveshje nga presidenti i SHBA-ve Barak Obama dhe Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, është një kthesë thelbësore që dëshmon vullnetin e padiskutueshëm të SHBA-ve dhe të Rusisë, për të ecur drejt qëllimit final të një bote pa armë nukleare.

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe presidenti rus, Dmitri Medvedev, nënshkruan dje në Pragë një traktat të ri ''START'' që parashikon një reduktim të konsiderueshëm të arsenaleve bërthamore nga të dy vendet. Për të hyrë në fuqi, traktati i ri duhet të ratifikohet si nga Duma ruse dhe nga Senati amerikan.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›