E Diel, 1 Nëntor 2026

Një grua harxhon 3 vjet nga jeta e saj për shopping!

NJU JORK- Qe grate blejne dhe u pelqen te shpenzojne per te blere, kjo tani nuk eshte nje risi, por te dish sesa kohe shpenzon duke bere shopping, kjo asnjehere nuk eshte ditur deri tani. Por ja qe nje studim i ri na ben te ditur se gratë harxhojnë mesatarisht tre vjet nga jeta e tyre për shopping. Kjo nënkupton që për një grua që jeton 63 vjet, ajo kalon 25 184 orë dhe 53 minuta për blerje në dyqane të ndryshme. Ky studim, me porosi të kërkuesit elektronik të tregut OnePoll.com, mbikëqyri 2 000 gra rreth zakoneve të tyre të të blerit. Gratë e mbikëqyrura thanë se ato dilnin 301 herë në vit për të blerë, thënë ndryshe 399 orë dhe 46 minuta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›