Ina Rama:Jetik bashkëpunimi institucional

Prokuroria e Përgjithshme ka prezantuar analizën vjetore të punës. Kryeprokurorja Ina Rama theksoi se vendi ynë është në një moment kyç për integrimin dhe Prokuroria është një hallkë me rëndësi për këtë proces.
Kryeprokurorja vlerësoi pozitivisht punën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe punën profesionale të oficerëve gjyqësorë. Ajo sqaroi se gjatë 2009-ës janë bërë 16110 procedime penale dhe janë shënuar më shumë çështje të përfunduara se në 2008-ën. Sipas saj, në 2009-ën janë regjistruar 2000 çështje të përfunduara.
Ina Rama theksoi se bashkëpunimi institucional është jetik, ndërkohë që veçoi përmirësimin e bërë në antikrimin ekonomik. Duke folur për
masën e arrestit me burg, ajo tha se kjo masë lidhet direkt me të drejtat e njeriut dhe ka pasur reflektim pozitiz për zbatimin e kësaj mase.
Sipas prokurores së përgjithshme problem bën pushimi i çështjeve nga gjykata ndaj do raportohet për çdo vendim pafajësie.