Sherri ne familje babai sharron djalin me kallashnikov

Rende ne spital 20-vjecari dhe e ema qe u qelluan pas nje grindjeje banale mes ciftit
Konflikti brenda familjes ka degjeneruar deri ne perdorimin e armeve nga ana e kryefamiljarit. Dhimiter Perpali 60 vjec ka qelluar me bresheri automatike djalin 20-vjecar dhe bashkeshorten e tij pas nje grindjeje. Gjithcka ka ndodhur mbremjen e kaluar rreth ores 1940 ne fshatin Balldren te rrethit te Lezhes. Burime nga policia bejne me dije se ka pasur nje debat te ashper midis 60-vjecarit me bashkeshorten e tij debat i cili me vone ka kaluar deri ne ofendime dhe acarim fizik. Ne keto momente ka qene djali i ciftit Perpali Erjoni 20-vjecar i cili ka nderhyre duke mbajtur krahun e nenes se tij. Por nderhyrja e tij vetem sa e ka tensionuar akoma e me shume 60-vjecarin Perpali.
Ngjarja
Menjehere mbas atij veprimi te te birit ka marre armen. Dhimiter Perpali 60 vjec ka qelluar me bresheri automatike djalin 20-vjecar dhe bashkeshorten e tij. Kane qene te afermit e kesaj familjeje qe kane derguar ne spitalin e Lezhes Prene Perpalin se bashku me djalin e saj Erionin gjithashtu i plagosur. Gjithcka ka ndodhur mbremjen e kaluar rreth ores 1940 ne fshatin Balldren te rrethit te Lezhes. Burime nga policia bejne me dije se ka pasur nje debat te ashper midis 60-vjecarit me bashkeshorten e tij debat i cili me vone ka kaluar deri ne ofendime dhe acarim fizik. Ne keto momente ka qene djali i ciftit Perpali Erjoni 20-vjecar i cili ka nderhyre duke mbajtur krahun e nenes se tij. Por nderhyrja e tij vetem sa e ka tensionuar akoma e me shume 60-vjecarin Perpali. Ai menjehere mbas atij veprimi te te birit ka hyre ne kasollen e bagetive dhe pasi ka marre nje automatik te tipit Kallashnikov ka tentuar te vrase gruan e tij. Ketu ka nderhyre edhe nje here djali 20-vjecar i cili ka tentuar qe ti ndaje. Dalja e Erjonit perpara per ta ndaluar qe te mos e qellonte te emen nuk e ka penguar kryefamiljarin qe te qellonte edhe te birin me bresheri arme automatike. Ndersa ne drejtim te bashkeshortes ai ka gjuajtur tre plumbat e fundit qe i kane mbetur ne karikatorin e fishekeve te kallashnikovit.
Gjendja
Te plagosurit jane derguar menjehere ne Spitalin e Lezhes. Pas mberritjes mjeket e ketij spitali e kane nisur Erjon Perpalin urgjent per ne Spitalin Ushtarak Tirane pasi ai ka ne trup mbi dhjete plumba dhe eshte ne gjendje kritike per jeten. Ndersa Prene Perpalin mjeket e spitalit te Lezhes kane vendosur ta mbajne ne kete spital pasi sipas tyre ajo ndodhet jashte rrezikut per jeten edhe pse ka marre tre plumba ne trup. Menjehere pasi ka marre njoftimin Policia e Lezhes ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka gjetur ne banese Dhimiter Perpalin e dyshuar si autorin e krimit dhe e kane arrestuar. Ne momentin e arrestimit policia i ka gjetur edhe armen e krimit te cilen ai e kishte ne dore bashke me nje kreher me fisheke. Sipas burimeve zyrtare te Policise se Lezhes Dhimitri e ka pranuar autoresine e ngjarjes duke u shprehur per krimin e dyfishte se e kishte kryer pas nje zenke momentale me bashkeshorten e me te birin. Deklarata se eshte penduar pas krimit nuk e ka shpetuar ate nga arrestimi nga ana e Policise se Lezhes. Kjo e fundit po heton intensivisht mbi ngjarjen pasi do te merren ne pyetje edhe bashkeshortja e autorit.