Sekuestrohen 101 milione dollare fals

Policia finalizon operacioni eku 1 milion dollare. Arrestohen 5 persona sekuestrohen laptop makina. Kartemonedha 1 milioneshe ne te vertete nuk ekziston dhe mund te perdorej vetem per mashtrim
Ne SHBA askush nuk e ka printuar nje monedhe qe te kete vleren 1 milion dollare pervec rastit te nje mashtrueseje qe arriti te blinte me kete monedhe mallra ne vlere 16 mije dollare por qe u arrestua pak kohe me vone. Por te 101 kartemonedhat e kapura dje nga policia ne Durres mbajne pikerisht kete vlere dhe ende eshte e paqarte se si do te thyheshin nga 5 zoteruesit e tyre qe u arrestuan nga policia.
Operacioni Ceku 1 milion dollaresh u zhvillua dje pas mesnate. Nga sherbimet e Policise Durres u be sekuestrimi i nje sasie te madhe dollari amerikan duke bere te mundur keshtu parandalimin e hedhjes ne qarkullim dhe kembimin e tij te mundshem ne tregun vendas. Sektori kunder Krimit Ekonomik Durres ne bashkepunim me Drejtorine kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit si dhe me Njesine e Perbashket Hetimore Task Force prane Prokurorise se Rrethit Durres ishin ne ndjekje te nje hetimi i cili lidhej me transitimin dhe venien ne qarkullim te kartemonedhave te falsifikuara. Keshtu ne daten 04.11.2010 ora 02.00 me finalizimin e operacionit policor Ceku 1 milion u be arrestimi ne flagrance i shtetasve Edmond Temali 41 vjec banues ne Shkoder Nesti Rakaj 34 vjec banues ne Shkoder Zaim Bajrami 33 vjec banues ne Shkup Maqedoni Isli Ibrahimi 57 vjec banues ne Luboten Shkup Maqedoni Nazmi Zendeli 47 vjec banues ne Shkup Maqedoni.
Gjate ketij operacioni te zhvilluar ne lagjen 13 Durres u sekuestruan 101 kartemonedha te llojit Dollare Amerikane vlera e cdo njeres prej te cilave ishte 1 milion me nje total prej 101 milione dollare te cilat dyshohet te jene te falsifikuara. Pervec sasise se valutes ne cilesine e proves materiale u sekuestruan edhe automjeti tip lsquoBenz 200 me targa SH 3663 E automjeti tip lsquoToyota me targa CE380 CZ 1 loptop 6 aparate telefoni celular.
Po punohet per evidentimine personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet. Materialet procedurale per vepren penale te falsifikimit te monedhave iu kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres.Ky operacion eshte vijimesi e disa goditjeve te kryera ne drejtim te hedhjes ne qarkullim te kartemonedhes se falsifikuar. Goditja e ketij aktiviteti te paligjshem eshte percaktuar si nje nder prioritetet e punes se struktures Kunder Krimit FinanciarDurres e cila ne bashkepunim te ngushte edhe me Njesine e Perbashket Hetimore Task Force prane Prokurorise se Rrethit ushtrojne ndjekjen penale duke perdorur metodat speciale te hetimit per vepra te tilla prioritet aktual i Policise se Shtetit si korrupsioni kontrabanda krimi kompjuterik falsifikimet evazioni fiskal.
Kartemonedha 1 milion dollaresh nuk ekziston
Asnje kartemonedhe 1 milion dollaresh nuk eshte emetuar kurre ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Gjithcka shihet ne qarkullim eshte thjesht nje kartemonedhe e prodhuar per suvenir edhe pse per shkak te grafikes dhe menyres shume te mire te stampimit perdoret shpesh per mashtrim. Kartemonedhat ku shkruhet nje milion dollare qe njihen ndryshe si Argjend dhe ato prej 100 milion dollaresh te quajtura Ar jane vecse imitime qe mund te porositen edhe me poste ne konfeksione per tia dhuruar miqve apo per ti mbajtur ne portofol thjesht per kenaqesi. Ne internet mund te gjesh dhjetera faqe te kompanive qe i shesin keto kartemonedha si suvenire. Por ato jane sekuestruar shpesh nga policia dhe doganieret ne te gjithe boten sepse konsiderohet krim tentativa per ti hequr si kartemonedha te vlefshme. Thesari Amerikan nuk ka emetuar kurre nje kartemonedhe te tille prej 1 milion apo 100 milion dollaresh madje edhe ne vitet me te erreta te depresionit te madh.