Situata politike, PE diskuton nesër për Shqipërinë

Parlamenti Europian do të diskutojë nesër për situatën politike në Shqipëri pas 21 janarit.
Lajmi konfirmohet në axhendën e Parlamentit Europian ku theksohet se seanca me debat do të fillojë në orën 21:00 dhe do të vazhdojë deri në mesnatë.
Situata politike në Shqipëri do të jetë në axhendën e Parlamentit Europian ku pritet gjithashtu të mbajnë qëndrimet e tyre edhe dy grupet e mëdha parlamentare, që kanë kërkuar dialog për kapërcimin e krizës politike në vend.