Leku dje, renie 2 pike brenda dites
Monedha kombetare leku, ka pesuar nje renie drastike ne tregun tone te kembimit kundrejt euros. Monedha kombetare eshte zhvleresuar me me shume se 2 leke brenda nje dite, ndersa nencmimi qe prej fillimit te vitit llogaritet ne mbi 10%. Ne agjencite e kembimit, euro blihet me 137.6 leke dhe shitet me 138.9 leke. Ndersa dollari kembehet me 93.1 leke ne blerje dhe me 94.4 leke ne shitje. Ekspertet mendojne se 3 jane faktoret qe kane shkaktuar forcimin e euros, se pari eshte rritja e vleres se monedhes se eurozones ne te gjitha bursat nderkombetare, ecuri kjo qe eshte reflektuar edhe ne tregun tone te kembimit, si monedhe e konvertueshme. Ne tregjet financiare boterore, euro kembehet me 1 dollar e 47 cent. Ndersa dy faktoret e tjere qe jane niveli i larte i deficitit buxhetor dhe mungesa e valutes ne treg, nga renia e ndjeshme e te ardhurave nga emigrantet, jane ata qe kane ndikuar per nje kohe te gjate ne shkembimet valutore. Kambistet shpjegojne se fluksi i shkembimeve ka rene ndjeshem, pasi qytetaret nuk kane me euro. Nga zhvleresimi i lekut do te goditen te gjithe konsumatoret dhe rrjedhimisht edhe ekonomia. Kjo pasi do te shtrenjtohet importet, cka do te thote rritje e cmimeve ne tregjet me pakice. Gjithashtu, qytetaret qe kane marre kredi ne euro dhe te ardhurat i kane ne leke, do te paguajne me shume per kestet mujore, pasi interesave do t'u shtohet kostoja e transaksionit. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, rreth 75% e kredive qe jane dhene nga bankat jane ne valute dhe kryesisht ne euro.