E Diel, 1 Nëntor 2026

Lotaria Amerikane cilat jane profesionet me te kerkuara



Artan CENA
TIRANE - Ne ndryshim me vitet e tjera kur profesioni i atij qe aplikon nuk kishte shume rendesi sivjet do te kene me shume mundesi fitimi te Lotarise Amerikane persona qe jane te specializuar ne nje fushe te caktuar. Ambasada e SHBA-ve ne Tirane ka disa dite qe ka nisur nje fushate sensibilizuese me qellim qe apklikuesit te mesojne nese kane nje nder profesionet me te kerkuara me qellim qe te aplikojne dhe te fitojne. Ligji dhe rregullat kerkojne qe cdo aplikant duhet te kete te pakten nje edukim te shkolles se mesme ose ekuivalentin e saj ose te kene brenda pese viteve te fundit dy vite pervoje pune ne nje profesion qe kerkon pervoje ose trajnim te pakten dyvjecar.
KERKESAT PER ARSIM
Nje arsimim i shkolles se mesme ose i barasvlershem perkufizohet si perfundimi me sukses i nje kursi dymbedhjetevjecar fillor dhe te mesem ne Shtetet e Bashkuara ose perfundimi i suksesshem ne nje vend tjeter i nje kursi edukimi zyrtar te krahasueshem me filloren dhe te mesmen te nje shkolle ne arsimin e mesem ne Shtetet e Bashkuara. Vetem kurset zyrtare te studimit e permbushin kete kerkese kurset e korrespondences ose certifikata te ngjashme te tilla si me kohe te pjesshme G.E.D. nuk jane te pranueshme. Prova te dokumentuara te edukimit ose pervojes se punes duhet ti prezantohen zyrtarit konsullor ne kohen e intervistes per vize.
PROFESIONE QE KUALIFIKOHEN
Per te percaktuar te drejten ligjore bazuar ne pervojen e punes do te perdoren perkufizimet e publikuara ne bazen e te dhenave te Departamentit te Punes DOL ONet OnLine Database. ONet OnLine Database grupon pervojen e punes ne pese zona te punes. Ndersa shume profesione jane te shenuara ne faqen e internetit te Departamentit te Punes DOL vetem disa profesione specifike te caktuara kualifikohen per programin e DV-se. Per tu kualifikuar per nje DV ne baze te pervojes suaj ne pune ju duhet te keni brenda pese viteve te fundit dy vjet pervoje ne nje profesion qe eshte percaktuar si Zone Pune 4 ose 5 e klasifikuar ne nje shkalle te Pergatitjes se Vecante Profesionale SVP vleres 70 ose me lart. Profesionet kualifikuese te DV-se jane paraqitur ne Departamentin e Punes DOL ONet OnLine Database. Ndiqni keto hapa per te zbuluar nese profesioni juaj kualifikohet Zgjidhni Find Ocupations dhe pastaj zgjidh nje familje pune specifike Job Family. Per shembull zgjidhni Arkitekture dhe Inxhinieri dhe klikoni GO. Pastaj klikoni ne linkun per profesion specifik. Duke ndjekur te njejtin shembull klikoni Inxhinieret e Hapesires Ajrore. Pas zgjedhjes se linkut per nje Profesion te caktuar zgjidhni ikonen Job Zone per te gjetur numrin e caktuar per Zonen e Punes dhe Pergatitjen e Vecante Profesionale SVP ne baze te vleres se radhitur. Per informacion shtese shikoni Viza e Shumellojshmerise- Faqja e Internetit me Listen e Profesioneve.

Profesionet me te kerkuar
Arkitekture
Inxhinieri
Artist
Aktor
Sportist
Gazetar
Punetor ndertimi
Punetor pastrimi
Specialist biznesi
Specialist finance
Punonjes sociale
Informaticien
Matematikane
Specialist ndertimi
Specialist minierash
Edukatore
Mesuese
Punonjese librarish
Punonjes ferme
Punonjes peshkimi
Punonjes pyjor
Kuzhinier
Punonjes sherbimi
Infermiere
Infermiere shtepie
Punonjes mirembajtje te ndryshem
Psikologe
Sociologe
Menaxhere
Ushtarake profesione specifike
Administrues zyrash
Punonjes shtepie
Ndihmes

Cili eshte niveli me i larte i edukimit
Ju duhet te tregoni nivelin me te larte te edukimit qe ju perket juve
1- Vetem shkolle fillore
2- Shkolle te mesme i/e padiplomuar
3- Shkolle te mesme i/e diplomuar
4- Shkolle profesionale cileso 3-vjecare ose 5-vjecare
5- Disa kurse universitare
6- Universitet i/e diplomuar
7- Disa kurse me nivel pasuniversitar
8- Master i/e diplomuar
9- Disa kurse me nivel Doktorature
10- Doktorature i/e diplomuar

Si do te zgjidhen fituesit
Ne KCC te gjitha regjistrimet e marra nga secili rajon do te numerohen individualisht. Pas perfundimit te periudhes se regjistrimit nje kompjuter do te perzgjedhe rastesisht aplikime te marra nga cdo rajon gjeografik. Brenda secilit rajon aplikimi i pare i zgjedhur rastesisht do te jete rasti i pare i regjistruar aplikimi i dyte i zgjedhur do te jete rasti i dyte i regjistruar etj. Te gjitha regjistrimet e marra gjate periudhes se aplikimit do te kete nje shans te barabarte per te qene te perzgjedhur ne cdo rajon. Kur nje regjistrim eshte perzgjedhur aplikanti do te njoftohet per zgjedhjen e tij/saj nepermjet Kontrollit te Statusit te Regjistrimit Entry Status Check qe do te vihet ne dispozicion nga 1 maji 2011 ne faqen e internetit te E-DV-se eee.dvlottery.state.gov. KCC do te vazhdoje te procedoje kete ceshtje derisa kandidatet e perzgjedhur per interviste te marrin udhezimet per tu paraqitur ne interviste per vize ne nje zyre konsullore te SHBA ose derisa kandidatet e kualifikuar te aplikojne ne zyren e USCIS brenda ne Amerike per te ndryshuar statusin ne Shtetet e Bashkuara.

Shenim i rendesishem
Njoftimet per kandidatet e perzgjedhur rastesisht ne Lotari nuk do te dergohen me e-mail. Njoftimet zyrtare te perzgjedhjes do te behen permes Kontrollit te Statusit te Regjistrimit ne dispozicion nga 1 maji 2011 ne faqen e internetit per E-DV www.dvlottery.state.gov. KCC nuk do tu dergoje me njoftime te perzgjedhurve ose letra me sherbimin postar. Ju bejme me dije se nese merrni nje njoftim me e-mail poste elektronike apo nje leter ju dergohet dhe ju njofton se jeni i perzgjedhur si fitues ky njoftim nuk eshte i ligjshem. Vetem pasi ju jeni zgjedhur dhe i pergjigjeni njoftimit mbi udhezimet mundesuar per ju nepermjet Kontrollit te Statusit te Regjistrimit dhe pasi procedimi fillon me rastin tuaj atehere ju mund te merrni e-mail-e komunikuese ne vazhdimesi nga KCC per tju informuar qe te shqyrtoni Kontrollin e Statusit te Regjistrimit nese ka informacion te ri lidhur me aplikimin tuaj. KCC nuk do tju kerkoje ti dergoni atyre para qofte me poste apo me sherbime te tilla si Western Union.

Sa aplikante do te perzgjidhen
Ka 50 000 viza DV ne dispozicion per DV-2012 por ka te ngjare qe nje pjese e 50 000 aplikanteve te perzgjedhur nuk do te kualifikohen ose nuk do te ndjekin vazhdojne rastet e tyre per leshimin e vizave ndaj me shume se 50 000 regjistrime do te perzgjidhen nga KCC per tu siguruar qe te gjitha vizat e vena ne dispozicion per Lotarine te jene leshuar. Gjithsesi kjo gjithashtu do te thote se nuk do te kete nje numer te mjaftueshem vizash per te gjithe ata qe jane zgjedhur fillimisht. Te gjithe aplikantet e perzgjedhur do te informohen menjehere per vendin e tyre ne liste ne faqen e internetit te E-DV-se nepermjet Kontrollit te Statusit te Regjistrimit. Intervistat per programin e DV-2012-s do te fillojne ne tetor 2011. Te perzgjedhurit te cilet plotesojne informacionin e kerkuar ne udhezime do te informohen per daten e intervistes se tyre per vize nepermjet Kontrollit te Statusit te Regjistrimit ne faqen e internetit te E-DV-se www.dvlottery.state.gov 4-6 jave para intervistes se planifikuar me zyrtaret konsullore te SHBA-ve jashte kufijve te SHBA-ve. Cdo muaj do te leshohen viza per aplikantet qe kualifikohen gjate atij muaji aq sa lejon numri ne dispozicion per leshimin e vizave. Pasi te 50 000 vizat per lotari te jene leshuar programi do te perfundoje. Ne parim numrat e vizave mund te perfundojne perpara shtatorit 2012. Aplikantet e perzgjedhur te cilet deshirojne te marrin vize duhet te jene te pergatitur qe te dokumentojne me perpikeri rastet e tyre. Perzgjedhja e rastesishme nga kompjuteri i KCC-se si i perzgjedhur nuk ju garanton automatikisht qe ju do te merrni nje vize. Vetem 50 000 aplikantet e pare te perzgjedhur do te pajisen me vize dhe ju duhet te kualifikoheni per vizen.

11 Tetor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›