Tuna flet për të dashurin: Cozman, njeri me zemër të madhe
Tuna Sejdi, këngëtarja e suksesshme nga Maqedonia, e cila prej disa kohësh kishte vendosur të ndërpriste çdo kontakt me mediat, është rrëfyer së fundmi për jetën dhe të rejat e saj të fundit në programin “Prive” të “Klan Kosova”. Ylli i skenës sonë, e cila prej dy vitesh mban kurorën e këngëtares më të kërkuar e më të përfolur gjatë stinës së nxehtë, ka treguar në “Prive” arsyet e zhvendosjes në Kosovë, marrëdhënien me reperin Cozman dhe bashkëpunimin surprizë me Arilenën, fituesen e “X Factor 2”. Ajo ka thënë sakaq, se ata që nuk e kanë kuptuar shakanë e saj për ‘zogun’, thjesht nuk kanë dashur ta bëjnë këtë, jo se s’kanë mundur...
“Kam lënë familjen dhe gjithçka në Shkup, për shkak të angazhimeve, që në Kosovë janë më të shumta. Meqenëse vazhdimisht isha me valixhe në dorë lart e poshtë, e pashë të arsyeshme blerjen e një shtëpie këtu”, - rrëfehu këngëtarja gjatë intervistës, ku dha edhe përgjigjet për jetën e saj private... “Është thënë dhe është stërthënë shumë herë nëpër media për jetën time personale, të cilën jam munduar ta mbroj hermetikisht. Ajo që mund të them dhe që dua ta dijë publiku është se emocionalisht jam më e lumtur se kurrë”, - tha këngëtarja, duke vijuar më tej me emocionet që i fal i dashuri Cozman, të cilin, ndonëse s’e ka pranuar asnjëherë si të tillë me gojën e saj, e ka dëshmuar me gjeste ndjenjën që ka për të. “Cozy është një njeri me zemër të madhe. Njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur deri sot. E meriton një ‘faleminderit’ dhe një admirim shumë të madh nga ana ime, për gjithë energjinë pozitive që sjell dhe ka sjellë vazhdimisht edhe gjatë punës që kemi pasur. Është koleg para së gjithash shumë i mirë dhe i kuptueshëm”, - ka përfunduar Tuna, e cila, ndërsa ka folur për planet e reja, ka zbuluar padashur se në radhë është edhe një bashkëpunim me Arilenën, fituesen e “X Factor 2”, të cilën ajo e kishte në skuadër.
(e.m/e.rexho/BalkanWeb)