Tasho ben nje "Shqiperi te bukur"
Ben Andoni
E radhes per te. Roland Tasho, njeriu i njohur i fotos, sjell ne mjediset e galerise "Ibrahim Kodra" prane MKRS-se, nje cikel fotografish me ngjyra te titulluar "Peizazhi shqiptar". Te 55 punet, qe jane ekspozuar ne fillim-jave, jane marre me nje gjeografi te gjere dhe autori tenton qe te kaloje me kujdes ne fetishin artistik, qe te imponon natyra shqiptare. Punet e tij, qe jane realizuar ne permasat 40x50, 30x60 dhe 30x75 cm, metojne te percojne nje ide te kahershme te Tashos per permiresimin e imazhit te Shqiperise. Ajo e ka ndjekur me portretet, temat e ndryshme dhe mbi te gjitha me dashurine sesi e ka pare ai vete ne vite: frame-in shqiptar.
E vetmja gje qe e ka stepur pak idene e tij, ka qene mjedisi plot drite, por gjithsesi i pak-ndritshem i Galerise se MKRS-se. Ne nje fare menyre, intimiteti i Nenes Natyre e tejkalon ate qe mund te jape ky mjedis. Por edhe kjo kalohet, nese ti e ndjek me kujdes autorin. Eshte fare pak i pranishem njeriu ne mjedisin e krijuar prej tij, ndersa kudo eshte Natyra me pushtetin e saj te padiskutueshem.
Ne momentet ku fut pak materializmin shqiptar, qe shfaqet me nje sobe intime ne Dardhe, ne shtepine e nje te moshuare; nje kulle; nje kishe franceskanesh; nje detaj te paqte me nje varg qepesh dikur... atehere ti futesh me qetesi dhe ne Shqiperi. Nese do te njohesh mire gjeografine e saj, atehere do te shikosh se ku ka shkuar per te bere chak-un e tij te rradhes, Tasho. Nga e gjithe hapesira e Shqiperise do te kesh nje mikro-mjedis, ku ai ka mundur te jape lodren e kamotshme te natyres nder vise shqiptare.
Autori ka nje ndjesi te veten, qe e shikon ne prekjen qe e ben me aparatin e tij. Ndjek shume kapricon e drite-hijes se natyres dhe momentin e duhur, bash ate kur aparati e therret ne shkrepjen e padiskutueshme. Edhe ne kete moment, kur duhet te ekzekutoje, ai mundohet ta perkedhele objektin e tij... sa te mundet. Kuptohet... pa e tepruar. E di qe drita e natyres se tij do e braktise, nese do e teproje ilustrimin e temes se zgjedhur. Kesaj i ruhet deri ne fund.
Ndjeshmeria e Tashos shtrihet e njejtesuar ne te gjithe vertikalitetin gjeografik shqiptar. Ai vete ka ruajtur nje ekuiliber te detajit te objektit ne natyre me horizontin, ku gjendet ai, objekti dhe qenesia. Jane te shumte elementet, qe mund te pergjithesojne idene, qe percon ne nje fare menyre dhe shikimin e tij te natyres qe e rrethon. Eshte e brishte ne shume momente dhe madje edhe ne thyerjen me te madhe, ajo synon qe te jepet sa me e perkore. Ketu nuk shkon me tej. Tasho asnjehere nuk mundet qe te personalizoje natyren, ai e le ate qe te vetejepet.
Ideja vazhdon
Ekspozita e fundit "Peizazhi shqiptar" vazhdon idene e autorit per individet e spikatur te emigracionit shqiptar ne Greqi, Itali dhe se fundi dhe ne Zvicer. Ideja qe i pershkon, eshte integrimi i individit shqiptar dhe permiresimi i imazhit te Shqiperise.