Trafik klandestinesh me 900 euro
Sarande- Dy te rinj nga qyteti i Vlores jane arrestuar mbremjen e djeshme nen akuzen e "ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit" me destinacion Greqine. Burime zyrtare bene me dije se pas operacionit te koduar "Agimi", agjentet e zyres Antitrafik ndaluan te dyshuarit si trafikante te 5 klandestineve, Aristill Gllucaj, 18 vjec, nga fshati Gjorm dhe Oltion Varfi, 19 vjec. Goditja e grupit eshte bere pikerisht kur ata do te kalonin vijen kufitare ne Jug te vendit, zona e Konispolit. Gjate marrjes ne pyetje, 5 klandestinet kane deshmuar se nese do te mberrinin deri ne destinacion, pagesa qe do benin ishte 900 euro. Dy te dyshuarit nuk e kane pranuar akuzen, ndersa policia tha se klandestinet ishin te gjithe meshkuj dhe banues ne zonen e Shqiperise se Mesme.
B.B.
B.B.