E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per pronen ne plazh, vdes i plagosuri, pranga bashkepunetorit

Durres- Nderron jete pas 10 oresh ne vdekje klinike i plagosuri me arme gjahu nga pronari i hotel "Drenices" ne Durres. Agron Bodlli, 39-vjec, nga Shijaku, nuk ka mundur te mbijetoje pas plages se rende ne koke, kurse policia ka gjetur dje armen e krimit te hedhur ne nje kanal dhe ndaloi te dyshuarin si bashkepunetor ne krim, 42-vjecarin Shpend Turku. Nderkohe qe kane vijuar kerkimet per kapjen e autorit, 50 vjecarit Gani Kapiti. Burime zyrtare thane dje per gazeten "KJ" se arrestimi i Turkut u be per arsye se nga veprimet hetimore rezulton se i ka dhene "perkrahje autorit te krimit", ku mbeti i vrare pas nje konflikti per pronesi 39-vjecari Agron Bodlli. Turku dyshohet se ka marre armen e krimit duke e fshehur ne nje kanal me uje rreth 3 km larg vendit te ngjarjes. Pas kerkimeve te kryera agjentet munden te zbulonin armen e krimit, nje cifte, duke e bllokuar ne cilesine e proves materiale dhe se ajo ka qene me leje. Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 14:35 te se martes, ne lagjen numer 13, rruga "Pavaresia", ku 50 vjecari Gani Kapiti, dyshohet se per motive pronesie qelloi me arme gjahu ne koke Agron Bodllin. Shkak ishin bere demtimet e hotelit "Drenica" nga punimet ne objektin ngjitur.

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›