Nishani-Xhindi, debat per autoresine e vrasjes midis familjes dhe ministrit
Tirane- Vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi perfshin ne nje debat Ministrine e Brendshme dhe familjen e te ndjerit. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani ka dhene dje nje garanci per zbardhjen e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi. "Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, do te zbardhet shume shpejt. Hetimet rreth vrasjes se deputetit po ecin me shpejtesi te konsiderueshme", tha kreu i dikasterit blu. Me tej ai shpjegoi se "eshte fakt qe hetimet po ecin dhe po zhvillohen cdo dite ne menyre shume intensive dhe do te zbardhet shume shpejt". Kete deklarate Nishani e ka dhene ne Akademine e Policise, ku ka qene i pranishem gjate paradites se djeshme, per t'i dhene grada disa komisareve, te cilet kishin mbaruar trajnimet. Bashkeshortja e deputetit te ndjere, Xhemile Xhindi ka shpjeguar edhe arsyet perse ka heshtur deri diten e djeshme. "Nuk kam folur deri tani sepse nuk e kam pare te udhes. Kam pasur besim tek organet kompetente dhe ua kam lene ne dore qe ta zgjidhin kete mister. Por po shoh sesi ka marre rrjedha e gjerave dhe nuk me pelqen. Nje ngjarje kaq e rendesishme, qe nuk me le te fle naten, kalohet kaq lehte", eshte shprehur e veja e deputetit socialist. Ajo shprehet e habitur se si nuk ka ende nje piste, nje prove dhe nje emer te dyshuari. "Fakti qe nuk ka ende asgje konkrete edhe sot pas afro 3 javesh me ben te dyshoj per kete gje", tha ajo. Por ministri Nishani theksoi se kjo ngjarje eshte e nje cilesie te vecante dhe kerkon kohen e duhur per t'u zbardhur, ndersa garantoi familjaret dhe opinionin publik se autoret do te vihen para drejtesise dhe do te marrin ndeshkimin e merituar.
R. C./Xh. B.
R. C./Xh. B.