Alibeaj: Trafiku eshte ulur
Trafiku i qenieve njerezore eshte ulur ndjeshem ne vitet e fundit. Ky fakt eshte bere i ditur nga ana e Ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, gjate nje takimi ne Rome ne Kongresin "Mbi dinjitetin nuk ka diskutime", i organizuar nga Komuniteti "Papa Giovanni XXIII" dhe Ministria per Shanse te Barabarta te Republikes Italiane. Ne kete aktivitet moren pjese ministra te qeverise italiane, si Ministri per Shanse te Barabarta, z. Carfagno, Ministri i Drejtesise, z. Alfano, Ministri i Brendshem, z. Maroni etj. Paraditen e djeshme, Alibeaj ka treguar pervojen shqiptare, mbi menyren se qeveria shqiptare eshte perpjekur ta luftoje trafikimin e qenieve njerezore, si dhe mbi bashkepunimin me qeverine italiane, por edhe aktore te tjere nderkombetare.
Krimi
"Grupet kriminale shqiptare u strukturuan menjehere dhe u kthyen ne konkurrente serioze te grupeve kriminale te vendeve fqinje ne rajon. Perballe kesaj situate dramatike lindi nevoja per reagimin shteteror dhe per krijimin e organeve te specializuara per ushtrimin efikas te ndjekjes penale, per rehabilitimin e viktimave dhe per parandalimin e fenomenit", ka theksuar Alibeaj. Sipas tij, reagimi shteteror ndaj situates kriminale ka qene ne dispropocion te hapur dhe i penguar nga mungesa e mjeteve financiare, mungesa e njohjes ne thellesi te fenomenit, nga korrupsioni dhe format dhunes psikologjike qe ushtronte situata kriminale. Pas vitit 2005, vendi yne nenshkroi nje marreveshje bashkepunimi me qeverine e Republikes Italiane, ne kuader te luftes kunder kriminalitetit. "Sipas kesaj marreveshje dy vendet tona kane rene dakord te bashkepunojne, nepermjet organeve kompetente perkatese, ne parandalimin, zbulimin dhe goditjen e krimeve, mbi te gjitha te atyre te formes se organizuar, ne menyre te vecante ne sektoret e krimit te organizuar, trafikut te qenieve njerezore dhe shfrytezimit seksual te femrave dhe te miturve, vecanerisht ne rastin e shtyrjes drejt prostitucionit dhe pornografise", tha Alibeaj.
Strategjite
Ne fund te fjales se tij, ministri sqaroi se "shtrirja e ketij problemi, dhe mekanizmat per identifikimin, referimin dhe raportimin e rasteve te tilla po fillojne te ngrihen. Per kete shkak, eshte ngritur Njesia Antitrafik ne Ministrine e Brendshme, rrjedhoje kjo dhe e zbatimit te Strategjise Kombetare kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore dhe Planit te Veprimit 2005 - 2007. Kjo Strategji vijon me sfidat e metejshme qe jane pjese e trajtimit ne Strategjine dhe Planin e Veprimit 2008 - 2010." Nga ana e Qeverise Shqiptare eshte detajuar ne dokumentin "Strategjia dhe Plani i Veprimit te Qeverise per vitet 2008 - 2010", ne te cilen synohet, zbatimi i plote i kuadrit ligjor ekzistues kunder trafikimit per te dalluar prostitucionin nga trafikimi i qenieve njerezore per shfrytezim seksual, funksionimi i plote i institucioneve dhe organizmave te posacem antitrafik (Komitetet Rajonale Anti-Trafikim, Zyra e Koordinatorit Kombetar per Anti-trafikimin/Njesia Anti-trafik, Mekanizmi Kombetar i Referimit dhe Autoriteti Pergjegjes), nepermjet sigurimit te burimeve te nevojshme njerezore dhe nepermjet financimit te qendrueshem te tyre. Po ashtu ne kete projekt eshte parashikuar edhe permiresimi i bashkerendimit nderministror dhe nderinstitucional per zbatimin e detyrave perkatese, nepermjet krijimit te nje sistemi zyrtar funksional per monitorimin sistematik te zbatimit te masave te parashikuara dhe nepermjet raportimit periodik dhe te perpikte te aktoreve pjesemarres. Ne fund ministri parashikoi edhe permiresimin e procesit dhe te instrumenteve te identifikimit te viktimave te mundshme te trafikimit dhe te rehabilitimit te tyre.
Vendimet e gjykatave
Gjykatat shqiptare ne vitin 2005 kane gjykuar 40 raste te tilla, nga te cilat ne 26 raste jane aplikuar denime qe variojne nga 10 deri ne 25 vjet burgim dhe ne 1 rast eshte dhene denimi maksimal - burgim i perjetshem. Ne vitin 2006, evidentohet nje renie, por kjo figure krimi eshte perseri nder me te lartat me 23 raste denimi, nga te cilat per 12 raste jane aplikuar masa denimi nga 10 deri ne 25 vjet burgim. Ne vitin 2007 rezulton se jane denuar 10 raste per kete figure vepre penale, ne 3 raste prej te cilave jane aplikuar masa denimi nga 10 deri ne 25 vjet burgim. Ne vitin 2008, jane denuar 15 raste, ne 9 prej te cilave jane aplikuar masa denimi nga 10 deri ne 25 vjet burgim.