Sheshet qendrore në Tiranë dhe Prishtinë
Autori i Lajmit: Nga Ylber Ylli
Sheshet qendrore si hapësira publike, të përbashkëta, në demokraci duhej të ishin vende ku artikulohen konfliktet e mundshme të mendimeve, kundërvihen tendencat për identitet urban, shfaqen pakënaqësitë e ndryshme sociale edhe politike, në thelb sprovohet demokracia e brishtë e shoqërisë shqiptare. Ai duhet të shërbej si dhoma e ditës së kryeqytetit, si hapësirë e shoqërimit, qëndrimit, vend me atributet e një teatri të hapur ku njerëzit shkojnë me dëshirë për aktivitete të ndryshme. Si hapësirë publike me shumë specifika origjinale, ai prezanton karakterin e shoqërisë, sheshet janë hapësira ku identitetet e ndryshme provinciale ballafaqohen dhe ripërcaktohen, modernizohen.
Sheshi qendror mundëson që klasa politike të krijon identitetin e tij e ndihmuar nga arkitektët, urbanistët e të tjerët që projektojnë ato hapësira publike ku elementi i kujtesës publike është shumë i rëndësishëm. Në shoqëri të qëndrueshme me ndërtimin apo adoptimin e sheshit qendror të kryeqytetit, ma së miri njihen marrëdhëniet midis autoriteteve të qytetit në drejtim të qendrës së ngushtë të tij dhe periferisë, aty njihen klasat shoqërore, në kohëra të trazuara tregojnë vlerat e tyre të diskutueshme, që në të ardhmen gjeneratat e reja të dinë identitetin e tyre urban.
Po i përcjell me vëmendje polemikat për sheshin qendror “Skënderbej” në Tiranë, ka shumë kundërthënie, më shumë politike se sa profesionale në qasjen e kësaj problematike e cila është shumë e rëndësishme për Tiranën dhe tërë Shqipërinë. Elementi kryesor që konsiston në ruajtjen e dimensionit human, ku banorët dhe vizitorët (turistët) e kryeqytetit shqiptar do të përjetojnë sheshin si një të mirë e të gjithëve,domosdo duhet respektuar. Është një histori e gjatë për këtë shesh ku janë të përfshirë që nga viti 1920 projektuesit urban Italian, francez e së fundit edhe ata belg, kur në vitin 2008 një studio belge e fitoi konkursin ndërkombëtar për rregullimin e sheshi të Tiranës.
Asgjë të keqe nuk shoh në këto konfrontime, polemika të dëshiruara konstruktive, e të gjithë specialistëve,arkitektëve, urbanistëve përkundër temperamentit eksploziv shqiptar i cili nganjëherë është i pa kuptueshëm. Ka probleme të shumta për zvogëlimin e sheshit, trafikut, hapësirave të gjelbëruara e të uzurpuara publike për ndërtime, por ato me bashkëpunim duhet zgjidhur. Ka dyshime të profesionistëve të ndryshëm për veprimet e pa koordinuara në mes pushtetit Qendror (Qeverisë) dhe atij lokal (Bashkisë së Tiranës) por ato domosdo duhet tejkaluar nëse dëshirojmë të respektojmë një jetë normale të banorëve të kryeqytetit shqiptar. Besoj se nga këto polemika Tirana do të fitojë një kualitet të ri urban të cilin do ta gëzojnë të gjithë banorët e saj dhe gjeneratat e ardhshme.
Domosdo duhet të dihen kompetencat e pushtetit qendror dhe atij lokal, pa marrë parasysh përkatësit partiake të tyre, kështu veprohet në tërë botën. Qëllimi kryesor dhe fisnik është që të gjithë banorët e Tiranës si dhe vizitorët vendor dhe të huaj të kenë së paku rehati shpirtërore kur shfrytëzojnë sheshin kryesorë të kryeqytetit të Shqipërisë. Prioritet duhet të kenë këmbësorët pa cenuar aspak trafikun dhe funksionimin e sheshit në rrethanat e reja të ekonomisë së tregut, pa cenuar rëndësinë dhe identitetin urban të cilin e ka krijuar gjatë historisë së re të Shqipërisë sheshi “Skënderbej” në Tiranë (kështu e emërtojë banorët e vjetër qytetin e tyre).
Ajo që ma së shumti më shqetëson mua personalisht si profesionist, është se si trajtohet kjo problematik në Kosovë, në Prishtinë e cila as që ka shesh qendror për ta trajtuar. Në mungesë të një kulture elementare urbane kemi një trajtim të çuditshëm të qendrës së kryeqytetit kosovar. Ky qytet ka një rritje të pa kontrolluar urbane si rezultat i lëvizjeve demografike të popullsisë pas vitit 1999,e cila shpëtimin për një jetë ma të mirë e ka kërkuar në kryeqytetin e Kosovës,çka është gabim i madh me pasoja të rënda urbane. Disa herë janë publikuar tenderët për tre “sheshet” mu në rrugën qendrore të kryeqytetit, thua se ajo nuk duhet të ishte një tërësi urbane e studiuar mirë në një konkurs ndërkombëtar, me çrast do të fitohej një zgjidhje e dëshiruar.
Si është e mundur të kemi sheshin Adem Jashari, Zahir Pajaziti e së fundit përsëritja e tenderit pas shumë “tentimeve” për Sheshin e Pavarësisë (Ibrahim Rugova) kur aty ekzistojnë edhe përmendoret e Skënderbeut dhe të Nënë Terezës.
Do të duhej inkorporohen të gjitha këto simbole (përmendore) në një tërësi urbane të cilën e kemi trashëguar si një rrugë të kryeqytet duke vlerësuar kreativitetin e projektantëve arkitektonik dhe urban. (Botohet me shkurtime.Autori është arkitekt i pavarur. Ish zyrtar i lartë në MMPH në Departamentin e Planifikimit Hapësinor - udhëheqës i Divizionit të Hulumtimeve-Planifikimi Qendror)
Ky lajm është publikuar: 06/04/2010