E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi, Berisha: Rama t bashkpunoj

Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar në një dalje për shtyp kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të heqë dorë nga punimet për ndërtimin e sheshit “Skënderbej” dhe të bashkëpunojë me qeverine vendore.

Ai theksoi se nuk ka asnjë qëllim të ndërhyjë në kompetencat e pushtetit vendor, por është i shqetësuar për moszgjidhjen e trafikut në kryeqytet nga projekti belg.

“Nuk kam garanci përsa i përket trafikut. Sepse për të normalizuar trafikun ajo unazë është parashikuar të jetë me pesë korsi dhe po të ishte e tillë, nuk do kishte vështirësi për trafikun. Prej pesë korsive u hoq dorë për shkak të cmimit shumë të madh të shpronësimit”, deklaroi Berisha.

“Qeveria nuk kërkon të marrë asnjë komptencë të pushtetit vendor. Qeveria është e disponueshme të kontribuojë dhe ndihmojë qeverinë vendore të Tiranës në të gjithë procesin e rindërtimit të sheshit”, është shprehur ai.

“Qeveria ime e konsideron sheshin dhe bulevardin qendror si ansambël të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, shpallur kjo rreth 10 vjet më parë nga qeveria socialiste me propozim të ministrit të Kulturës së asaj kohe, Edi Rama”, theksoi kryeministri duke reshtuar disa pika ku projekti është kundërshtuar nga Instituti i Monumenteve.

Gjithashtu Berisha theksoi se projekti “bie në kundërshtim me ligjin e Urbanistikës së vendit që e detyrojnë Ramën që për të tilla ndërtime duhet t’i nënshtrohet Këshillit Qendror të Rregullimit të Territorit”.

Sipas kreut të qeverisë, “projekti duhet të jetë objekt i diskutimeve me të gjera i lobeve dhe grupeve e të specializuara që duhet të thonë fjalën e tyre”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›