E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ekonomia në rrokullimë, Guvernatori në ngjitje

TIRANË- Pas konferencës për shtyp të Guvernatorit Ardian Fullani ku foli për politikën monetare, vjen edhe reagimi i kryesocialistit Rama.

Deklaratat e Guvernatorit se ekonomia shqiptare ka pësuar rritje, apo se vendi falë politikave të kujdesshme nuk u prek nga kriza e Eurozonës dhe ajo botërore, Rama i ka quajtur të pavërteta.

Duke zgjedhur edhe këtë herë rrjetin social Twitter për të komunikuar, Rama tha se ekonomia është në rrokullimë, ndërsa u shpreh se rreziqet i ka shtuar edhe FMN-ja.

Ekonomia shqiptare në rrokullimë, ndërsa guvernatori Fullani është në ngjitje. Ekonomia paraqet shenja të sigurta rreziku, të paralajmëruara edhe nga FMN”, ka thënë kryesocialisti.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›