E Diel, 1 Nëntor 2026

Testim para se te punesohesh rreth 9 mije persona ne Provim Shteti

Rreth 9 mijë ish-studentë të fakulteteve të mjekësisë, inxhinierisë dhe mësuesisë që kanë përfunduar shkollën e lartë një vit më parë në mes të muajit nëntor, pritet t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit, pa marrjen e të cilit ata nuk kanë të drejtë të punësohen.

Testimi që këtë vit bëhet për herë të parë do të realizohet në salla të vogla të pajisura me kompjutera ku elektronikisht për 60 minuta konkurrentët do të plotësojnë tezën me alternativa rezultatin, përgjigjet e të cilës do t’i marrin pak minuta pas përfundimit të saj.

Të gjithë të rinjtë që janë regjistruar për t’iu nënshtruar këtij provimi deri më 26 tetor kur përfundon dhe afati në dispozicion, duhet të paguajnë një tarifë që sipas specialistëve, pritet të jetë 10 mijë lekë të reja.

Provimi i Shtetit, i bazuar në ligjin për profesionet e rregulluara, miratuar në vitin 2009 dhe i zbatuar për herë të parë këtë vit, synon përafrimin e përvojave tona me ato të komunitetit evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›