Sheshi para gardës me emrin Shopen

Kështu, merrte pjesë ambasadorja polake në Tiranë, ajo franceze, ambasadori gjerman, përfaqësues të shoqatës F. Shopen si dhe përfaqësues të shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Poloni.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe pjesëmarrës në ceremoninë e organizuar nga bashkia, vendosën karafila pranë bustit të kompozitorit të njohur Shopen.
Kryebashkiaku theksoi se është nder për kryeqytetin të përkujtojë 200 vjetorin e lindjes së kompozitorit njësoj si kryeqytetet evropiane të cilat kanë shpallur vitin 2010 të si viti i shopenit.
Jemi krenar qe bashkë me simotrat tona kremtojmë këtë vit, 200 vjetorit të lindjes së Shopen, këtij kompozitori me famë botërore, u shpreh Rama.
Kryebashkiaku u kujtoi të gjithë të pasionuarve të muzikës rrok se bashkia e Tiranës do të organizojë dhe për ta aktivitete në ditën e verës, më 14 mars.
Sipas Ramës, mbrëmjen e 14 marsit është programuar të ketë koncerte nga grupe të njohura rroku të cilat do të performojnë për të rinjtë jo vetëm nga Tirana, por nga e gjithë Shqipëria.
b.a/NOA