E Shtunë, 31 Tetor 2026

200-vjetori i Shopen, një shesh në Tiranë merr emrin e kompozitorit

Një nga sheshet e Kryeqytetit merr emrin e Frederik Shopen. Sheshi përballë gardës së Republikës ku është vendosur edhe busti i kompozitorit,pianistit dhe romancierit me famë botërore do të mbajë emrin e tij. Kjo është vendosur nga bashkia e Tiranës me rastin e 200- vjetorit të lindjes së artistit, vit ky që është quajtur edhe nga skena ndërkomvbëtare si viti i Shopen. Në aktivitetin festiv të organizuar në këtë shesh është bërë një homazh duke vendosur lule pranë bustit të Shopenit dhe duke luajtur pjesë në piano të kompozuara nga ai. Në fjalën e tij kryebashkiaku Edi Rama ka ftuar të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e festimeve që do të organizohen nga bashkia e Tiranës në nder të kompozitorit.
Gjatë këtij viti jubilar janë bërë të ditur se do të zhvillohen reth 1200 koncerte, ekspozita, filma dhe shfaqje teatrale, në gjithë botën kushtuar figurës së Shopenit. Në aktivitetin e organizuar kanë marë pjesë artistë, muzikantë, përfaqësues të trupit diplomatik si dhe qytetarë të kryeqytetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›