Bosi rus i naftës gjendet i vrarë në zyrë

Moskë, 28 shkurt, NOA - Vladimir Kondraçuk,
kreu i bordit të drejtuesve të firmave të energjisë ruse Trans Nafta është
gjetur i vrarë në zyrën e tij. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse.Sipas hetuesve duket se vrasja i ngjan më
shumë një akti vetëvrasjeje.
Hetuesit kanë bërë të ditur për radio Eko se trupi i tij u gjet në zyrën e Trans Naftës që ndodhet në Moskë. Ai është goditur në kokë dhe arma tip pistolete u gjet pranë tij.
Kompania, që ai drejton është krijuar më 1997-ën dhe ka një rol në fushën kërkimit të gazit dhe të naftës, por dhe në sektorin e energjisë.
NOA/EL