Shetet e Bashkuara dhe strategjia e tyre per lufterat afatgjata

Strategjia e luftes kunder forcave kryengritese e Shteteve te Bashkuara dhe aleateve te tyre e perdorur per te luftuar armiqte dhe per te ndihmuar ne ndertimin e demokracive ne Irak e Afganistan duket se nuk gezon me ate perkrahje qe gezonte me pare. Disa zyrtare amerikane shume anetare te Kongresit si dhe publiku ne pergjithesi kane ngritur shqetesime rreth kesaj taktike afat-gjate dhe te kushtueshme. Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Pentagon Al Pessin njofton mbi ate qe mund te jete nje ndryshim domethenes per menyren sesi Shtetet e Bashkuara po perdorin fuqine per te realizuar interesat e tyre.
Kur luftrat e Irakut e Afganistanit nisen ne vitet 2001 dhe 2003 zyrtaret amerikane shpresonin qe te hiqnin regjimet e ketyre vendeve ato te zevendesoheshin me qeveri te dala nga zgjedhjet ti benin keto vende te mos ishin mbeshtetese te grupeve terroriste e me pas te largoheshin shpejt prej tyre. Por nuk funksionoi ne kete menyre.
Ne vend te kesaj strategjie trupat ushtarke dhe diplomatet amerikane jane mberthyer ne konflikte te gjata e te pergjakshme ne perpjekje per te ndihmuar lindjen e udheheqjeve te reja te besueshme dhe krijimin e forcave te afta te sigurise. Lufta ne Afganistan eshte prane pervjetorit te saj te 10-te nderkohe qe planet strategjike parashikojne pranine e aleateve ne kete vend te pakten dhe per tre vjet te tjera. Prania ushtarake amerikane ne Irak eshte planifikuar qe te perfundoje ne dhjetor mbas me shume se 8 vitesh por konflikti zien perbrenda.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates shprehu shqetesimin ne rritje gjate nje fjalimi ne akademine ushtarake te West Point-it.
Per mendimin tim cdo kush qe ne te ardhmen do te jete Sekretar i Mbrojtjes e qe do te keshilloje presidentin serish qe te dergoje nje numer te madh forcash tokesore amerikane ne Azi Lindjen e Mesme dhe Afrike duhet te kontrollohet nese eshte ne rregull apo jo.
Thenia e sekretarit Gates reflekton shqetesimet per lufterat e Irakut e Afgansitanit edhe ne se realizohen ne fund te tyre disa prej qellimeve strategjike.
Ne keto luftra Shtete e Bashkuara dhe aletet e tyre u perballen me ate qe per disa specialiste eshte nje problem i njohur - veshtiresia per te luftuar kryengritesit te cilet kane mbeshtetje popullore per shkak te ideologjise ose ankesave te acaruara prej nje kohe te gjate dhe qe kane aftesine per tu fshehur ne mes te popullit per te shtuar rradhet e tyre dhe si ne rastin e Afganistanit patjen e bazave te sigurta ne nje vend fqinj.
Mbas disa viteve perpjekjesh per te rinxjerre mesime nga lufta e Vietnamit si dhe konflikte te se shkuares ushtria amerikane hartoi nje doktrine te re kunderkryengritesve ne vitin 2006. Kjo doktrine u hartua per te patur nje udhezues konkret per trupat ne terren te cilet duhet te fitojne mbeshtetjen e popullates vendase te pergatisin udheheqesit vendore dhe te pregatisin forcat e sigurise e njekohesisht te luftojne edhe me kryengritesit.
Historiani ushtarak nen koloneli ne pension i ushtrise amerikane Konrade Krane u ngarkua per te drejtuar hartimin e kesaj doktrine.
Nese politikanet vendosin qe ne kemi nevoje per tu angazhuar ne nje lufte kunder kryengritesve si mjet per te arritur pikesynimet tona atehere doktrina hartohet per te treguar se si ta realizojme kete.
Konceptet e luftes kunder kryengritesve dhe doktrina qe nenkoloneli Krane ndihmoi per te shkruar u kthyen ne udhezues per ushtrine dhe eksperte te jashtem dhe ata thone se permiresimi qe ofron kjo doktrine con drej suksesit. Por kjo nuk rezulton ne perfundimin e shpejte te konflikteve. Tani sidomos mbas vdekjes se Osama Bin Ladenit edhe me shume pjestare te Kongresit zyrtare te administrates Obama dhe te tjere jane edhe me te hapur mbi shqetesimet e tyre per koston e larte - njerezore e financiare - te planit te NATO-s per te vazhduar angazhimin serioz ushtarak ne Afganistan edhe per disa vite te tjera. Nenkolonelit Krane kjo i duket ironike.
Ne paralajmeruam kur shkruam doktrinen se lufta kunder kryengritesve eshte gjithmone e gjate e kushtueshme dhe e pergjakshme. Tani njerezit ankohen sepse po e shohin qe kunderkryengritja si strategji do kohe eshte e shtrenjte dhe e pergjakshme.
Nje tjeter oficer ne pension i ushtrise amerikane mbeshtet renien e popullaritetit te strategjise se kunderkyrengritjeve.
Nese kursi i kunderkryengritjes eshte ne renie kjo eshte nje gje e mire per vendin.
Profesori Andrew Bacevic i Universitetit te Bostonit eshte nje kolonel ne pension i cili ka shkruar nje sere librash dhe shume artikuj ku kritikon ate qe ai e sheh si gadishmeri e tepruar e udheheqesve amerikane per te angazhuar trupat prestigjin dhe kapacitetet ekonomike ne konflikte te sterzgjatura.
Koncepti se lufta eshte e vetmja pergjigje per Xhihadizmin e dhunshem antiperendimor eshte qesharake dhe na con ne nje rruge ku cdo zgjidhje eshte zgjidhje e keqe. Mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet te jene me perzgjedhese ne gadishmerine e tyre per te perdorur fuqine qe kane. Te qenit me perzgjedhes do tu sherbente me shume interesave tona.
Zoti Bacevic thote se terroristet duhet te trajtohen si kriminele dhe jo si kundershtare ushtarake. Dhe ndersa ai bene me dije se kundershtaret e Shteteve te Bashkuara kane nje rol ne percaktimin se kur Shtetet e Bashkuara hyjne ne lufte ai thote se zyrtaret amerikane duhet te marrin parasysh nje spekter me te gjere mundesish sesa vetem nderhyrja ushtarake dhe fushatat kunder kryengritesve.
Ne nje fjalim mbi te ardhmen e luftes Nen Sekretari i Mbrojtjes William Lin tregoi se departamenti eshte duke ecur drejt arritjes se nje barazpeshe mes investimit ne strategjine e kunderkryengritjeve kundrejt shtimit te aftesive tradicionale ushtarake.
Mendoj se ju duhet te vendosni se cilen prej tyre duhet te theksojme me teper. Por nuk mendoj se mund te eleminoni ndonjeren. Mendoj se eshte e pamundur.
Zoti Lin tha se lufterat ne Irak e Afgansitan kane qene me te veshtira se cpritej por ushtria amerikane duhet te kete trupa te mjaftueshme si dhe pergatitje te duhur pajimet dhe mbeshtetjen familjare per konflikte te gjata edhe ne te ardhmen te cilat ai tha se jane ende mundshme per te ndodhur.
Autori i doktrines se luftes kunder kryengritesve Konrade Krane thote se dokumenti prej 240 faqesh eshte nje udherrefyes i mire nese udheheqesit politike vendosin se nje perpjekje e tille eshte e domosdoshme per te ardhmen. Por ai gjithashtu thote se ka dy lloj fushatash ushtarake si perpjekja ajrore e detare ne Libi te cilen Shtetet e Bashkuara dhe aleatet mund ta perdorin ne disa situata ashtu edhe sanksionet ekonomike perpjekjet diplomatike dhe menyra te tjera. Ai bie dakort me sekretarin e mbrojtjes Robert Gajtes kur thote se asnje udheheqes amerikan nuk duhet te jete i zellshem per te angazhuar vendin ne fushata kunderkryengritese te shtrenjta e te pergjakshmme te cilat zgjasin per nje kohe te gjate.